LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet 25-vjeçarja me 734 mijë dollarë kokainë/ Do habiteni ku i kishte futur

21 Maj 2018, 15:15, Aktualitet CNA
Kapet 25-vjeçarja me 734 mijë dollarë kokainë/ Do habiteni

Autoritetet indiane kanë arritur të vënë në pranga një 25-vjeçare, e cila është kapur me plot 106 kapsula droge të llojit kokainë, në stomakun e saj.

Sipas medieve ndërkombëtare, 25-vjeçarja me shtetësi të huaj, është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Delhit më 14 maj, ku është pikasur me sasinë rekord të drogës të fshehur në stomak. Droga do të kapte vlerën 50 milionë Rupi, apo 734.160 dollarë.

E arrestuara ka qëndruar 1 javë në spital duke u trajtuar për shkak të kokainës që kishte në stomak, ndërsa policia vendase shprehet se ka dyshime se kapsulat e kokainës, 25-vjeçarja i ka gëlltitur në Brazil, ndërsa ky është numri më i madh i kapsulave të kokainës të gjetura në trupin e një personi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga