LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kur do të nis gjyqi ndaj Ministrit të akuzuar për dy vepra penale

21 Maj 2018, 16:17, Aktualitet CNA
Ja kur do të nis gjyqi ndaj Ministrit të akuzuar për dy vepra

Ministri, së bashku me gjashtë zyrtarë të tjerë, do të paraqitet para Gjykatës në cilësinë e të akuzuarit për dy vepra penale, atë të ?Përvetësimit në detyrë? dhe ?Keqpërdorim të detyrës zyrtare?.

Lajmin e ka raportuar “Zeri.info”, sipas të cilit bëhet fjalë për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, pjesë e kabinetit Haradinaj, dhe gjashtë zyrtarë të tjerë ish pjesë e administratës komunare. Akuzat që rëndojnë mbi ta kanë të bëjnë me kohën kur Lekaj ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.

Si burim të lajmit për caktimin e seancës fillestare ndaj Lekajt dhe gjashtë ish-zyrtarëve të komunës së Gjakovës, ?Zëri? përmend gjykatën Themelore të Gjakovës.

?Gjykata Themelore Gjakovë, ju njofton se shqyrtimi fillestar për lëndën të cilën e keni cekur ju, do të mbahet me datë 31.05.2018 ( e enjte) në ora 10.00?, ka thënë Rudin Elezi, administrator i Gjykatës Themelore në  Gjakovë.

Aktakuzën ndaj ish-kryetarit të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe 6 ish-zyrtarëve të kësaj komunën, Prokuroria Speciale e Kosovës e ngriti më 10 prill të këtij viti.

Deri tani të akuzuarit kanë mohuar gjithçka dhe tashmë do të jetë hetimi gjyqësor i cili do të përcaktojë fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve në lidhje me knsumimin e veprave penale.

Lajmet e fundit nga