LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë deklaruan te Krimet e Rënda

21 Maj 2018, 08:48, Aktualitet CNA
Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji bashkë me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sa i takon çështjes së audio-përgjimit, ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim për mediat, Gazmend Bardhi ka kërkuar nga organet e drejtësisë një ndëshkim spektakolar për personat e përfshirë në trafik droge, përfshirë edhe vëllain e ministrit të Brendshëm.

?Ishim në cilësinë e personave që kemi apo mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur prokuroria. Faktet dhe argumentet tona janë publike, jemi para një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga Xhafaj dhe qeveria për llogari të vëllait të ministrit. Unë do të bashkëpunoj me organet e prokurorisë.

Shpreh shqetësimin tim se kjo është prokuroria e rimeve të rënda që ka për detyrë të hetojë. Vëllai nuk është marrë i pari në pyetje, por jemi marrë ne. Nuk është marrë ministri, por ne që denoncojmë. Nuk është marrë kryeministri, që ka krijuar alibi ndaj vëllait të ministrit, se gjoja zëri nuk është i Agron Xhafajt.

Thirrja ime publike është që t?i fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, pra të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në trafik droge.?-u shpreh Bardhi.

Ndërsa në lidhje me paraqitjen e tyre sot te Krimet e Rënda, Bardhi tha ?Ne deklaruam gjithçka u pyetën dhe gjithçka kemi bërë publike me fakte dhe prova. U pyetëm mbi faktet dhe materialet që i kemi bërë publike. Ne dhamë sqarimet tona mbi faktet.?

Lajmet e fundit nga