Connect with Us

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Aktualitet

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Publikuar

-

Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri hermetik e të heshtur si gurë varri, sikur e gjeti buzëqeshjen dhe njerzillëkun që e karakterizon. Përsëri e mbyll derën me orë të gjata, por e ka lejuar Danen , sekretaren e qeshur të Bashës se ajo tjetra i duket noprane, që të hyjë herë pas here dhe t’i lyejë ca feta buke me marmalatë të shoqëruar me ndonjë gotë qumësht apo pak djathë dhie.

Gjithsesi dozat e misterit janë ende tejet të larta përreth tij. Tensioni i ditëve të para i të shkruajturit plan kombëtar të shpëtimit sikur po bie në shtratin e vet. Pas suksesit me pyetjet që përgatiti për Babalen adrenalina i ka pushtuar gjithë kurmin. Përgjigjet e Babales gjithashtu e kishin vënë në mendime.

Fjalën e re ” mbetqejfe” e kishte shënuar diku dhe për këtë vendosi ti kërkonte shpjegime etimologjike Bardh Kadillit. Ishte ai në një orë të vonë të natës që e ndriçoi Bashën. Doli nga e vetja zyrë e siç nuk e ka zakon shkoi në të tijën Zyrë.

Lul biri im (i tha), ti ma ke thyer zemrën duke më lënë jashtë liste njëherë, ti mi ke trazuar emocionet, ma ke tharë pështymën në goje, e ke privuar politikën dhe parlamentin nga mendimi im. Ti s’me ke bërë gjë mua, por kombit atij i ke ngrënë shpretkën si korbi Prometeut!

Po Enno,- po përgjigjej Basha i ngashëryer. S’do të ndodh kurrë më. Por unë në këto 5 vite opozitë nuk mund të thuash që nuk jam udhëhequr nga mendimet e tua, kudo të kam pasur pranë në çdo kronikë ti del pas meje aq sa edhe Grida me Salianjin e ndien këtë. Lënia jote jashtë liste që në përhumbje, ishte nje makth, një gabim që më prish gjumin dhe vizionet. Më fal Enno më fal… (dhe të dy u përqafuan gjatë).

Të kam falur,- i tha Enno me bujarinë e pamat të shpirtit të tij. Tani më dëgjo!

LEXO EDHE:  LSI mbyll fushatën/ Kryemadhi: Shqipëria e tradhëtuar nga Qeveria

Po Enno fol ja të mbaj shënim. Të bëjmë një protestë të madhe më datë 26. Sa më gëzove Enno,- i tha. Unë mendoj të hedhim këto parulla…po po Enno fol…. “babale babale Edi Rama është havale”…. gjeniale mërmëriti Basha. Meqënëse Salianji me trurin e tij jo të zakontë i gjeti gjithë këto harxhe që po i kallin datën Xhafaj mendoj se duhet brohoritur “Salianj Salianj ti je hero Grida ty prandaj të do”.

Por, kjo nuk mjafton duhet edhe një tjetër ku PD dhe Salianji të jenë të shkrirë në një të tipit “PD është Salianji, Salianji është PD”.

Enno ta paça borxh mërmëriste Luli, je gjeni. Një tjetër duhet me karakter politik për të kuptuar unitetin tonë e për t’i kallur datën Edi Ramës “Edi Rama o qukapik po vjen Enno nisu e ik”. Gjeniale gjeniale mërmëriste Kryetari me vete.

Tjetra “Demokratët përjetë me Lulin, Gridën dhe Salianjin”. Basha mbet pa fjalë. E përqafoi edhe një herë dhe u ndanë. Me djem si Enno tha dridhet fëmija në bark të nënës e jo më Fatmir Xhafaj e Edi  Rama. /CNA.al/SATIRË

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Qeveria përjashton nga ndihma ekonomike mbi 20 mijë familje të varfra/ PD ofron ndihma ligjore  

LEXO EDHE:  Ha e pi me Xhafajn, përqafohet me Metën/ Kush është deputeti i Lulit që do hetojë presidentin

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  LSI mbyll fushatën/ Kryemadhi: Shqipëria e tradhëtuar nga Qeveria

LEXO EDHE:  Ha e pi me Xhafajn, përqafohet me Metën/ Kush është deputeti i Lulit që do hetojë presidentin

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE