LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sulmoi" Bashkinë/ Ndëshkohet shefi i komisariatit

19 Maj 2018, 09:41, Aktualitet CNA
"Sulmoi" Bashkinë/ Ndëshkohet shefi i komisariatit

Në prag të sezonit turistik, stacioni i policisë së Velipojës pritet të pësojë ndryshime.

Lajmi është bërë i ditur për ?Panorama? e cila ka mësuar se drejtuesi prej 10 muajsh i këtij stacioni, Behar Hyka pritet të transferohet në një qytet tjetër.

Dyshohet se ndryshimi që pritet të bëhet vjen pas deklaratave të Behar Hykës në mbledhje e komitetit të turizmit që u zhvillua në Velipojë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në atë mbledhje Hyka deklaroi se vitin e kaluar ka pasur ndërhyrje për të mos proceduar Bashkinë Shkodër pas prerjes së disa pemëve në qendër të plazhit.

Deklaratat e drejtpërdrejta të Hykës për këto probleme kanë bërë që të merret vendimi i papritur për transferimin e tij.

Lajmet e fundit nga