LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sulme ekstreme ndaj SHBA”/ Shehu akuza qeverisë

19 Maj 2018, 07:40, Aktualitet CNA
“Sulme ekstreme ndaj SHBA”/ Shehu akuza qeverisë

Pas Konferencës Islamike, ku presidenti turk, Erdogan i kërkoi botës islame mbështetje të plotë për Palestinën, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe në veçanti ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, thekson se qeveria duhet të përgjigjet nëse e mbështet deklaratën e firmosur dje, që është plot sulme ekstreme ndaj aleatit strategjik, SHBA-se.

Postimi i plotë:

Zz. Kryeminister dhe Minister i Jashtem, keni shkelur ne ?derrase te kalbur? dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:

Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.

Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.

Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e ?mbretit lakuriq?…
Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.

A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate??? /CNA.al

Lajmet e fundit nga