Connect with Us

Politikës nuk i shpëton as sporti/ Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar…

Aktualitet

Politikës nuk i shpëton as sporti/ Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar…

Publikuar

-

Ditët e fundit është hapur një rreze shprese për Vllazninë. Skuadra shkodrane thuajse është e rënë nga Superliga por pak para se të luhen ndeshjet e parafundit të kampionatit ka ndërhyrë edhe politika e madhe. Në lojë sipas burimeve është futur kreu i PD Lulzim Basha.

Lideri i opozitës ka dhënë një urdhër bëjnë me dije burime pranë PD që Kamza t’i hapë rrugë Vllaznisë.

Kjo do të thotë që Kamza duhet ta humb ndeshjen me Laçin dhe atë në fund me Partizanin në mënyrë që Vllaznia të shpëtojë nga rënia prej Superligës.

Kukësi mund ta tolerojë Vllazninë duke qenë se kuksianët i kanë përmbushur objektivat e tyre ashtu siç edhe Skenderbeu në fund do e tolerojë Vllazninë.

Kamza duke humbur dy ndeshjet e saj dhe Vllaznia duke i fituar ato bën që kamzallinjtë të bien nga Superliga dhe Vllaznia të sigurojë mbijetesën sepse diferenca është vetëm 5 pikë mes këtyre dy ekipeve.

Sipas burimeve me drejtuesit e Kamzës ka patur edhe debate të ashpra sepse Presidenti Naim Qarri ka investuar seriozisht në këtë ekip bashkë me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Pavarësisht kësaj Basha kërkon që Shkodrën ta ketë kartën e tij politike duke qenë se po afrohen edhe zgjedhjet vendore të 2019.

Në këtë mënyrë një rënie e Vllaznisë nga Superliga do ishte një dështim i madh për bashkinë Shkodër dhe drejtpërdrejtë për kryebashkiaken Voltana Ademi. Kjo do ndikonte edhe tek votat për PD në Shkodër në zgjedhjet vendore.

LEXO EDHE:  Dështoi në të gjitha objektivat/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nxjerr “zbuluar” Bashën

Kështu në lojë ka hyrë Lulzim Basha për ta mbajtur në këmbë Vllazninë në këto momente të vështira duke kërkuar që Kamza të hapë portën në ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër ndërhyrje ka edhe nga FSHF që Laçi ti marrë pikë Kamzës me çdo lloj mënyre, kjo për llogari të Vllaznisë.

Basha urdhërin e tij e ka dhënë ditën e djeshme gjatë mbledhjes së grupit të PD. Pas kesaj mbledhje Kamza po luan bllofin duke thënë se po na sulmon Vllaznia dhe nga ana tjetër Vllaznia kundërpërgjigjet me deklaratë tjetër po ashtu duke vijuar bllofin në një kohë që edhe Kamza edhe Vllaznia e kanë të qartë urdhërin e Lulzim Bashës dhe skenarin që pritet të ndodh. Tashmë duhet pritur nëse Xhelal Mziu dhe Naim Qarri do zbatojnë urdhërin e Bashës.

Mziu ka 3 mandate në krye të bashkisë Kamëz ndërsa tashmë pritet që ai të mos kandidohet më dhe në vend të tij të jetë kandidat i PD nje biznesmen i njohur.

Tashmë po luhen disa skenare dhe të gjitha kanë një qëllim rrëzimin e Kamzës në mënyrë të pamerituar dhe shpëtimin e Vllaznisë në mënyrë po ashtu të pamerituar.(ShkodraNews)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE