LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"HISTORIZMA" E NJË POLITIKE ANTIKOMBËTARE

19 Maj 2018, 10:10, Aktualitet CNA
"HISTORIZMA" E NJË POLITIKE ANTIKOMBËTARE

“…bashkë me rënien e ideologjisë dhe utopisë së tyre, në Europën Lindore dhe Perëndimore, ranë dhe të gjitha partitë bartëse të kësaj ideologjie, nënvizon E. Mauro, në një analizë (La reppubblica), -ato mbeten siç duhej të ndodhte, si guaska bosh në skaj të tallazisë politike…”

Mirëpo kjo dukuri (siç duhej të ndodhte…) fatkeqësisht nuk ndodhi në Shqipëri me Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Partia Socialiste e nxjerrë në opozitë vetëm për pak vite nga shqiptarët, hyri në një Kongres të radhës së PPSH, deklaroi ndërrimin e emërtesës në PS dhe doli duke duartrokitur masivisht emrin e diktatorit, për të korrur fitoret e tjera…tragjike për shqiptarët.

Duhet nënvizuar (lehtësisht e verifikueshme) se në regjistrin e partive politike në Gjykatë, sipas normave kushtetuese, akoma nuk rezulton një Parti Socialiste, përveç paraardhëses së vet anagrafike të vitit 1941 me emrin e retushuar asokohe PPSH.

Kështu që anagrafikisht dhe politikisht, sot Partia Socialiste e Shqipërisë është në vitin e 77-ë  nga themelimi i saj. E themeluar me direktivë e porosi  të Josif Broz Titos, siç dhe u asistua e udhëhoq drejtpërdrejt nga emisarët e tij me emra të përveçëm deri në vitet 48-50, tashmë të njohur nga kushdo shqiptar.

Njëkohësisht përgjatë gjithë mbretërimit të saj monist 50-vjeçar, pavarësisht retorikës së drunjtë të pseudokontradiktave jo antagoniste ideologjike me “revizionizma” e komunizma demagogjike, siç po e konfirmojnë dokumentet e de-sekretuara të shërbimeve inteligjente kryesisht te huaja, PS (lidershipi i saj) ka qënë asistuar, financuar dhe kontrolluar panderprerje nga tentakulat ose kukullat e armiqve historikë dhe aktualë të ekzistencës së Shtetit dhe popullit shqiptar.

Kjo parti gjithashtu sivjet, mbush plot 64 vjet që sundon e qeveris punët e Shqipërisë, politikat e brendshme, të jashtme, sigurinë, ekonominë, financat, mirëqënien, varfërinë, demografinë, shkollimin, humorin dhe sentimentet e këtij populli. Ashtu siç ka poseduar dhe të gjitha “të drejtat” duke filluar nga ajo e vendbanimit, shtet-banimit e deri tek ajo jetës dhe vdekjes.

Nëse hiqen vitet e okupacionit, në Shqipërinë e lirë…, Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk ka qeverisur vetëm 10 vjet.

Gjë që do të thotë se Partinë Socialiste e Shqipërisë, populli shqiptar e ka “votëbesuar” deri në devocion religjioz, në shumicë absolute apo relative për më shumë se 22 palë zgjedhje të përgjithshme a vendore (përjashtuar vitet kur e ka marre me “revolucione”) Bilanc ky që duhet t’ja kishin zili edhe partitë më jetë gjata të globit.

Gjithashtu kjo “specie politicae” socialiste, vazhdon të jetë hegjemone jo vetëm konvencionalisht me “historizmën” vet 64 vjeçare të sundimit, po dhe realisht.

Konkretisht ka Presidencën, Kuvendin e Shqipërisë me shumicë sa të Putinit, Erdoganit dhe Viqiçit, për ligje me “dorë të lirë” kushtetuese për programatikën…e saj.

Zotëron hegjemonikisht, me shumë se 2/3 e njësive të pushtetit vendor në Shqipëri. Ka Qeverinë, dhe mbi 90% instrumentet e mediatike dhe organizmat e shoqërisë civile, Prokurorinë, Gjykatat.

Do të mjaftonte minimumi i logjikës individuale, pa sofistikime politologjike a propagandistike, të mendosh se asnjë murtajë pushtuese, formacion armik aq më pak një kundërshtar politik si Partia Demokratike me vetëm 10 vjet qeverisje, mund ta ndalte, apo devijonte vizionin e kësaj Partie, në marshimin për  “Shqipërinë që duam.”

Gjithmonë nëse Shqipëria që ka dashur lidershipi i PS, do përkonte me Shqipërinë që ka dashur populli. Shqipërinë europiane.

Ndaj shkatërrimi i sotëm ekonomik, politik, psikologjik e institucional, demoraliteti e degradimi varfëria dhe kriminaliteti i skajshëm, aktual, nuk ka si të ketë tjetër “markë” veçse PS, me 64 vjet pushtet dhe punët e saj të pista në kurriz të shqiptarve.

Çdo propagandë viskoze që kërkon të krijojë, barazlargojë a ndyej faktorë të tjerë politikë në arenën mjerane e të përgjakur të politikës socialiste, s’është tjetër veç një mëditës i shitur ne këto punë të pista kundër Shqipërisë.

Nga Zef Zefi

Lajmet e fundit nga