Nga Ilir Levonja/ Shqipëria, vendi i paradoksit dhe memories që fiket me një gotë uji
Nëse vendi im do kishte ndjeshmërinë e duhur, për të qënë pj...
“…Bashkë me rënien e ideologjisë dhe utopisë së tyre, në Europën Lindore dhe Perëndimore, ranë dhe të gjitha partitë bartëse të kësaj ideologjie”, nënvizon E. Mauro, në një analizë (La Repubblica), duke vijuar: “Ato mbeten siç duhej të ndodhte, si guacka bosh në skaj të tallazisë politike…”
Mirëpo kjo dukuri (siç duhej të ndodhte…) fatkeqësisht nuk ndodhi në Shqipëri me Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Partia Socialiste e nxjerrë në opozitë vetëm për pak vite nga shqiptarët, hyri në një Kongres të radhës së PPSH, deklaroi ndërrimin e emrërtesës në PS dhe doli duke duartrokitur masivisht emrin e diktatorit, për të korrur fitoret e tjera…tragjike për shqiptarët.
Duhet nënvizuar (lehtësishet e verifikueshme) se në regjistrin e partive politike në Gjykatë, sipas normave kushtetuese, akoma nuk rezulton një Parti Socialiste, përveç parardhëses së vet anagrafike të vitit 1941 me emrin e retushuar asokohe PPSH.
Kështuqë anagrafikisht dhe politikisht, sot Partia Socialiste e Shqipërisë është në vitin e 77-ë nga themelimi i saj. E themeluar me direktivë e porosi të Josif Broz Titos, siç dhe u asistua e udhëhoq drejtpërdrejt nga emisarët e tij me emra të përveçem deri në vitet 48-50, tashmë të njohur nga kushdo shqiptar.
Njëkohësisht përgjatë gjithë mbretërimit të saj monist 50-vjeçar, pavarësisht retorikës së drunjtë të pseudokontradiktave jo antagoniste ideologjike me “revizionizma” e komunizma demagogjike, siç po e konfirmojnë dokumentet e de-sekretuara të shërbimeve inteligjente kryesisht te huaja, PS (lidershipi i saj) ka qënë asistuar, financuar dhe kontrolluar panderprerje nga tentakulat ose kukullat e armiqve historikë dhe aktualë të ekzistencës së Shtetit dhe popullit shqiptar.
Kjo parti gjithashtu sivjet, mbush plot 64 vjet që sundon e qeveris punët e Shqipërisë, politikat e brendshme, të jashtme, sigurinë, ekonominë, financat, mirëqënien, varfërinë, demografinë, shkollimin, humorin dhe sentimentet e këtij populli. Ashtu siç ka poseduar dhe të gjitha “të drejtat” duke filluar nga ajo e vendbanimit, shtet-banimit e deri tek ajo jetës dhe vdekjes.
Nëse hiqen vitet e okupacionit, në Shqipërinë e lirë…, Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk ka qeverisur vetëm 10 vjet.
Gjë që do të thotë se Partinë Socialiste e Shqipërisë, populli shqiptar e ka “votëbesuar” deri në devocion religjioz, në shumicë absolute apo relative për më shumë se 22 palë zgjedhje të përgjithshme a vendore (perjashtuar vitet kur e ka marre me “revolucione”) Bilanc ky që duhet t’ja kishin zili edhe partite më jetë gjata të globit.
Gjithashtu kjo “specie politikale” socialiste, vazhdon të jetë hegjemone jo vetëm konvencionalisht me “historizmën” vet 64 vjeçare të sundimit, po dhe realisht.
Konkretisht ka Presidencën, Kuvendin e Shqipërisë me shumicë sa të Putinit, Erdoganit dhe Viqiçit, për ligje me “dorë të lirë” kushtetuese për programatikën…e saj.
Zotëron hegjemonikisht, me shumë se 2/3 e njësive të pushtetit vendor në Shqipëri. Ka Qeverinë, dhe mbi 90% instrumentet e mediatike dhe organizmat e shoqërisë civile, Prokurorinë, Gjykatat.
Do të mjaftonte minimumi i logjikës individuale, pa sofistikime politologjike a propagandistike, të mendosh se asnjë murtajë pushtuese, formacion armik aq më pak një kundershtar politik si Partia Demokratike me vetëm 10 vjet qeverisje, mund ta ndalte, apo devijonte vizionin e kësaj Partie, në marshimin për “Shqipërinë që duam.”
Gjithmonë nëse Shqipëria që ka dashur lidershipi i PS, do përkonte me Shqipërinë që ka dashur populli. Shqipërinë europiane.
Ndaj shkatërrimi i sotëm ekonomik, politik, psikologjik e institucional, demoraliteti e degradimi varfëria dhe kriminaliteti i skajshëm, aktual, nuk ka si të ketë tjetër “markë” veçse PS, me 64 vjet pushtet dhe punët e saj të pista në kurriz të shqiptarve.
Çdo propagandë viskoze që kerkon të krijojë, baraslargojë a ndyej faktorë të tjerë politikë në arenën mjerane e të përgjakur të politikës socialiste, s’eshtë tjetër veç një mëditës i shitur ne këto punë të pista kundër Shqipërisë./ Zef ZEFI
Nëse vendi im do kishte ndjeshmërinë e duhur, për të qënë pj...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kryeministrin aktual E...
Gert Bogdani, edhe pse nuk është më deputet dhe as kreu i ...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar ashpër pas akuzave që kreu ...
Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e gazetarit J...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të ministrit të B...
Ish-kryeministri Berisha, nëpërmjet faqes së tij në rrjetet ...
Mediat kanë dhënë alarmin se kryeprokurorja e Krimeve të Rën...
Ish- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se Kryemini...
Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se ka dërguar për gjykim g...
Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzi...
Një javë para protestës kreu i Partisë Demokartike, Lulzim B...
Njerëzit e sistemit të drejtësisë konsiderohen si kategoria ...
Në një takim të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Durr...
“…bashkë me rënien e ideologjisë dhe utopisë së tyre, në Eur...
Skandalet që përfshinë së fundmi Këshillin e Lartë të Drejtë...
Në prag të sezonit turistik, stacioni i policisë së Velipojë...
Dy ditët e fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prokuror...
“Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo urgjencë në...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...