LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Pasi u diplomua rikthehet në universitet e armatosur

19 Maj 2018, 20:00, Kuriozitete CNA
Foto/ Pasi u diplomua rikthehet në universitet e armatosur

Një e sapodiplomuar irlandeze rindezi debatin e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një pushkë automatike në krahë, taka të larta dhe me një fustan të shkurtër, vajza parakaloi në universitetin ku u diplomua pak muaj më parë.

Kaitlin Bennet , studioi për degën e biologjisë në Ohajo, dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera. 22 vjeçarja mbante një shënim kërcënues:?Ejani merreni?! ku kishte vizatuar dhe armën.

Ajo e postoi në Twitter foton dhe bëri një sqarim për të gjithë ata që nuk e kuptojnë veprimin e kryer.

?Protestova kundër rregullave të universitetit që nuk u lejon studentëve, profesorëve dhe punonjësve të tjerë që të mbajnë armë në ambientet e institucionit, ndërsa u lejon personave të jashtëm që të lëvizin të lirë me këto armë në ambientet e jashtme të universitetit?, thotë ajo.

Bennett tregon se ajo po promovon të drejtën për tu vetëmbrojtur./CNA.al

Lajmet e fundit nga