LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka “sulmon” qeverinë/ Paralajmëron zgjedhje të parakohshme

19 Maj 2018, 10:23, Aktualitet CNA
Duka “sulmon” qeverinë/ Paralajmëron zgjedhje të

Në një takim të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, kreu i Partisë Ambientaliste, Agron Duka, ka paralajmëruar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Më tej Duka ka thënë opozita është duke bërë si duhet punën e saj me denoncimin e trafikimit të lëndëve narkotike, duke hedhur poshtë akuzat se është duke penguar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Shqipëria nëse përgojohet, përgojohet pikërisht për trafikimin e lëndëve narkotike dhe nuk është faji i opozitës që i vë në pah këto dhe të pengoka proceset integruese, por është faji jot që vazhdon të njëjtën histori.

Gjatë gjithë kohës ke qenë i akuzuar, jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por edhe nga opinioni i jashtëm për drogën dhe nga ana tjetër vazhdon të kesh po të njëjtën lidhje”,- u shpreh Duka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga