LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cipras njofton presidentin dhe liderët politik, opozita greke kundër emrit “Maqedonia e Ilindenit”

19 Maj 2018, 18:29, Aktualitet CNA
Cipras njofton presidentin dhe liderët politik, opozita greke kundër

Kryeministri grek Cipras takoi Presidentin, Prokopis Pavlopulos për të informuar atë rreth takimit të fundit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në fillim të takimit Pavlopulos ka theksuar se nevojitet konsensus i gjerë, në interes të shtetit.

?Forcat politike mund të kenë dallime mes vete, dallime këto legjitime, normale në një demokraci të vërtetë, por për çështjet tona më të mëdha, siç janë ato nacionale është i nevojshëm konsensus sa më i madh i mundshëm? ? tha Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Ndërsa Cipras, tha se dëshiron zgjidhje të qëndrueshme që do të përfshinte edhe ndryshime kushtetuese që do të nënkuptonte emër për përdorim të brendëshëm dhe ndërkombëtar.

?Nuk bëjmë hapa të shpejtuar dhe kryesisht në çdo detaj i mbrojmë aspektet themelore të linjës nacionale për gjetjen e një emri të përbërë të përbashkët, që do të jetë për përdorim të përgjithshëm, edhe të jashtëm edhe të brendshëm, për çka parakusht është ndryshimi kushtetues, ndryshimi i emrit kushtetues por edhe ndryshime të tjera që do të garantojnë se do të eliminohet irredentizmi, që të tejkalohen pengesat mes dy popujve? ? tha Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Por për opozitën greke duke i pa pranueshëm emri ?Maqedonia e Ilindenit?. Lideri i ?Demokracisë së Re?, Kyriakos Micotakis dhe liderja e partisë ?PASOK?, Fofi Genëmata, ashtu si edhe Partia Komuniste e Grekëve, pas bisedës telefonike me kryeministrin Cipras u shprehën kategorisht kundër këtij emri historik që siç u tha synonte krijimin e shtetit maqedonas duke prëfshirë Selanikun.

?Ky emër historikisht dhe drejtpërdrejtë lidhet me luftën për krijimin e popullit ?maqedonas? dhe shtetit që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Cilado përmendje e Ilindenit në emrin e vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por përkundrazi e vërteton dhe e forcon atë. Andaj është e papranueshme qoftë edhe të vendoset si temë diskutimi? ? bënë me dije nga Demokracia e Re.

?Shpresoj që Qeveria e Greqisë të mos negociojë për këtë emër?? theksuan nga PASOK. Më e përmbajtur ishte opozitarja ?Potami? e cila do të ndërtojë qëndrimin pasi të shohë gjithë paketin e zgjidhjes së kontestit. /Tetova sot/

Lajmet e fundit nga