LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në një lokal/ I riu qëllon me kallashnikov

18 Maj 2018, 16:29, Aktualitet CNA
Të shtëna me armë në një lokal/ I riu qëllon me

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një lokal pranë postës në qytetin bregdetar të Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se një i ri pas një konflikti të ndodhur në lokal, është larguar dhe më pas është rikthyer sërish me një armë tip automatik kallashnikov, me të cilin ka hapur zjarr në lokal.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në lokal kanë qenë edhe disa efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga