LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Kakavijë/ Ekipi shqiptar i futbollit nuk lejohet të kalojë kufirin

18 Maj 2018, 09:48, Aktualitet CNA
Skandal në Kakavijë/ Ekipi shqiptar i futbollit nuk lejohet të

Një incident ka ndodhur sot në doganën e Kakavijës, ku protagoniste është bërë policia greke.

Në mënyrë të pakuptimtë, policia greke ka ndaluar ekipin e futbollit, Antigonea të kalonte kufirin.

Ata ishin nisur për një ndeshje në ishullin Scopelo në Greqi, ndërkohë që policia i ka vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, Sindri Serjani dhe lojtarëve të tjerë.

Kjo ka ardhur për shkak se ata nuk kishin garanci, ose të paktën kështu ka qenë pretendimi i palës greke.

Kështu gjithë skuadrës i është dashur të kthehet mbara dhe të mos e kalojë dot kufirin. Kapiteni Serjani ka deklaruar se refuzimi i vizës i është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.

Lajmet e fundit nga