LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Segmente mafioze në organin e akuzës?/ Hajdarmataj mesazh të koduar Arta Markut

18 Maj 2018, 08:01, Aktualitet CNA
Segmente mafioze në organin e akuzës?/ Hajdarmataj mesazh të

Ish-kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj rreth një javë më parë u shkarkua nga detyra.

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vendosi për shkarkimin e tij pa asnjë motivacion.

Në një prononcim për CNA.al, Hajdarmataj deklaroi se ishin të panjohura për të motivet e shkarkimit, ndërkaq nga ana tjetër ai pohoi se do të mbetej prokuror i çështjes ?Tahiri?.

Për shkarkimin e tij u lakuan shumë variante, por zyrtarisht ende nuk ka asgjë.

Një ditë më parë, gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kreu i Krimeve të Rënda, nuk ka lënë pa përmendur edhe shkarkimin e tij nga detyra.

Ai ka hequr paralele mes ish-drejtorit të Postës në Dhërmi, Sokol Bode, dhe vetes së tij.

Sipas Hajdarmatës, Bode qëndroi tre vite në detyrë,  edhe pse ruante drogën e Habilajve, ndërsa ai që ishte në shërbim të drejtësisë, nuk mundi të qëndronte as tre vite në detyrë.

?Sokol Bode ka qënë një shef policie në Dhërmi që bënte gardianin për drogën e Habilajve, ka qëndruar në detyrë për tre vite me rradhë, më shumë kohë se sa kam qëndruar në detyrën e drejtuesit unë?, ka thënë Hjadarmataj, gjatë seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë për Saimir Tahirin.

A është ky një mesazh i koduar nga Hajdarmartaj për Arta Markun, e cila ende nuk ka gjetur guxim të dalë në publik dhe të flasë për arsyen e vërtetë të shkarkimit?

Zakonisht kodet përdoren kur nëpër këmbë janë instaluar segmente mafioze. Nuk dihet se segmente të tilla janë instaluar edhe në institucionet e drejtësisë në tërësi apo në Prokurorinë e Përgjithshme, por ajo që dihet tashmë  është se Arta Marku, mban në dosjen e saj të karrierës edhe shkeljen e ligjit, për shkak të veprimeve që ajo ka ndërmarrë edhe pse ka kompetenca të kufizuara.

Kujtojmë se Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku me urdhërin nr.136, dt. 9 maj 2018 vendosi largimin nga detyra të Drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, z.Besim Hajdaramataj, i cili ishte i emëruar dhe jo i komanduar.

Në vend të tij, Marku emëroi mikeshën e saj Donika Prela.

?Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë?, thuhej në komunikatën për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga