Connect with Us

Rrëzimi i avionit në Havana/ Ja urdhri i Trump

Aktualitet

Rrëzimi i avionit në Havana/ Ja urdhri i Trump

Publikuar

-

Një avion Boeing 737 i linjës ajrore kombëtare kubaneze është përplasur dhe ka shpërthyer në aeroportin Jose Marti në Havana, ndërsa mediet ndërkombëtare shprehen se nga 113 persona që kishte në bord, vetëm 3 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë.

Avioni u rrëzua menjëherë sapo u nis, ndërsa do të kryente një fluturim brenda vendit nga kryeqyteti kuban në Holguin, në lindje të ishullit.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka urdhëruar uljen e flamurit të SHBA-ve në Gjysmështizë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Publikuar

-

Nga

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar, ndonëse në Shqipëri rezulton në kërkim për vrasje.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana, në një prononcim për Ballkan web, ku ka bërë me dije se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Kur vërsulet Qorri i Lulit

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

LEXO EDHE:  Mediat: Parlamenti gjerman rrit sigurinë pas trazirave në Uashington

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngritja e flamurit kuq e zi në Gurin e Kamjes/ Monumenti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë

Publikuar

-

Nga

Ngritja e flamurit kuq e zi në Gurin e Kamjes/ Monumenti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Flamuri Kuq e Zi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit.

Pikërisht në këtë gur këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.

Tashmë banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite duke demostruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit më 28 korrik duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve. Në nderim të kësaj date është bërë e mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm nga SHBA/ Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë më e rrezikshme

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për tifozat e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftrat që zhvilloheshin në juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishini mundësinë të  shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument natyre i cili vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE