LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Prokuroria në faj të madh publik"

18 Maj 2018, 18:15, Aktualitet CNA
"Prokuroria në faj të madh publik"

“Ka një videopërgjim që thotë se vëllai i ministrit të Brendshëm merret me trafiqe. Nuk është vetëm ajo audio, kemi ngjarjet e fundit inkriminuese, largimin misterioz të vëllait të ministrit. Kur kanë kaluar 16-vjet, pse ndodhi tani denoncimi? Kur dolën këto çështje të mëdha, ky audiopërgjim, doli Kryeministri dhe e mohoi… S’dihet me çfarë parash iu bë ekspertiza nga Kryeministri, nga paratë e ndonjë pikture të shitur”.

Reagimi i ashpër ka ardhur nga Petrit Vasili nëpërmjet ekranit të “Report TV”, ku ai ka qenë i ftuar.

Temë diskutimi ishte skandali më i fundit në rradhët e qeverisë, në të cilin krahas ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllait të tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, Agon Xhafaj, audiopërgjimit e dëshmitarit X, ka qenë dhe përpjekja e Kryeministrit për ta anashkaluar e sfumuar skandalin.

Në koment të këtyre ngjarjeve, Vasili është prononcuar edhe për pozicionimin e institucionit të Prokurorisë në lidhje me këtë skandal, duke e cilësuar qëndrimin si krahëmbajtje të qeverisë.

“Prokuroria është në një faj të madh publik, se i ka dhënë  Kryeministrit audiopërgjimin origjinal. Prokuroria ka rënë në një proces të madh publik. Kemi një sistem juridik të rënë. Prokuroria heton dhe i ve në dispozicion Kryeministrit materialet në hetim që janë të vërteta apo nuk janë të vërteta. Por Kryeministri ka gënjyer në mënyrë shumë të ulët. Si e mori përsipër të gënjejë shqiptarët, pasi e di fare mirë se një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet”, ka komentuar Petrit Vasili, zvendëskryetar i LSI, njëherësh dhe kryesues i grupit parlamentar të këtij subjekti politik./ CNA.al

Lajmet e fundit nga