Connect with Us

Policia rrit shpenzimet për luks, zvogëlon ato për investime kapitale

Aktualitet

Policia rrit shpenzimet për luks, zvogëlon ato për investime kapitale

Publikuar

-

Gjatë vitit 2017  Policia ka rritur shpenzimet për mallra luksi në 9 milionë e 167 mijë euro, ndërsa buxheti për investime kapitale  pothuajse ishte përgjysmuar duke u reduktuar në vlerën prej 7 milionë e 821 mijë eurosh.

Fjala është për Policinë e Kosovës për të cilën gazeta kosovare “Zeri” raporton se në draftraportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet se buxheti final për mallra dhe për shërbime ishte rritur për 9,167,224 euro në raport me atë fillestar.

Sipas ZKA-së, kjo rritje ishte rezultat i rishikimit buxhetor.

“Ky ndryshim kryesisht i përgjigjet vendimit të ministrit për lejim të pagesës së kontestit të humbur në Arbitrazh lidhur me dokumentet e udhëtimit”, thuhet në draftraportin e siguruar, shkruan më tutje “Zëri”.

Aty më tutje po ashtu thuhet se buxheti final për shpenzime komunale ishte reduktuar për 214,700 euro. Sipas ZKA-së, ky ndryshim ishte rezultat i rishikimit buxhetor ku mjete nga kjo kategori ishin bartur te kategoria e mallrave dhe e shërbimeve

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

Gjithnjë duke u bazuar në draftraportin e siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se buxheti final për subvencione dhe për transferime ishte rritur për 2,338,294 euro në raport me atë fillestar, ndërkohë që rezultonin 6.6 milionë euro gjoba të paarkëtuara. Fjala është për gjobat e paarkëtuara të kundërvajtjeve në trafik, përkatësisht të gjitha tiketat e paarkëtuara deri në vlerën 60 euro, të cilat janë lëshuar përgjatë vitit 2017.

Më tutje në draftraportin e Auditorit thuhet se realizimi i buxhetit për investimet kapitale mbetet sfida kryesore me të cilën përballen MPB-ja dhe PK-ja.

“Edhe pse shpenzimi vjetor në raport me buxhetin final ishte 98%, nuk mund të themi se është tregues i performancës së mirë, nëse krahasohet me buxhetin fillestar shpenzimi ishte vetëm 50%”, thuhet, ndër të tjera në raportin i Auditimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  Vritet 30 vjeçari dhe plagoset i ati me dy vëllezërit/ Zbardhen detaje nga përplasja me armë mes kushërinjve

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

LEXO EDHE:  Tjetër ngjarje e rëndë/ Plagoset me thikë i riu në Kurbin

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Përplasi për vdekje të riun/ Arrestohet i afërmi i zv.ministrit të Ramës

LEXO EDHE:  Pacientja me Covid ndërroi jetë pas aksidentit/Arrestohet shoferi i ambulancës

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE