LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse gënjeu Kryeministri për akt-ekspertizën e video përgjimit

18 Maj 2018, 17:28, Aktualitet CNA
Përse gënjeu Kryeministri për akt-ekspertizën e video

I ndodhur në një intervistë të drejtëpërdrejtë në “Report Tv”, ku po diskutohet për “Hijet e  videodëshmisë së dëshmitarit X”, nënkryetari i LSI-së, njëherësh dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka thenë se Prokuroria duhet të nisë hetimin për të gjetur arsyen përse kryeministri Edi Rama gënjeu për vërtetësinë e verifikimit të audiopërgjimit të  bisedës sekrete midis vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe dëshmitarit X.  Me këtë akt Kryeministri ka konsumuar veprën penale të mashtrimit të publikut ndaj dhe Prokuroria është e detyruar të hetojë dhe të jap një përgjigje zyrtare.

“Kryeministri nuk mund të rrijë më, prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre. Ne e dimë që Prokuroria është e kapur, por kapja s’mund të arrijë deri në këtë nivel. Atëherë drejtësia në këtë vend ka rënë. Asnjë agjenci nuk mund të dilte dhe të thoshte që brenda dy ditëve bëmë ekspertizën. Prandaj shkojmë në 26 maj atje në shesh”, është shprehur nenkryetari i LSI-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga