Connect with Us

Lotaria Amerikane/ Afati i fundit kur mund të shpalleni fitues

Aktualitet

Lotaria Amerikane/ Afati i fundit kur mund të shpalleni fitues

Publikuar

-

Duke filluar nga 15 maji i këtij viti, të gjithë ata që aplikuan për Lotarinë Amerikane mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur fitues për DV-2019. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se kandidatët fitues duhet të ndjekin të gjitha udhëzimet e së pari, të bëjnë online plotësimin e formularit DS-260. “Urime të përzgjedhurve të programit të lotarisë DV! Ju lutemi, sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet tona përgjatë procesit të aplikimit. Hapi juaj në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260 online tek https://ceac.state.gov/iv/”,-theksohet në njoftim. Ndërkohë më tej ekspertët e ambasadës bëjnë me dije se aplikuesit duhet ta kontrollojnë statusin e tyre nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen për Lotarinë DV-2019, duke dhënë udhëzime se si aplikantët të vazhdojnë mё tej me aplikimin dhe duke njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse kandidatët rezultojnë të përzgjedhur, duhet të vazhdojnë me plotësimin e formularit DS-260.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti, gjithashtu, do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve. Në rastet kur fituesi gjatë plotësimit të formularit DS-260 ka probleme pasi nuk i pranohet adresa e banesës aktuale, atëherë duhet të bëjë kujdes pasi, nëse nuk pranohet del një mesazh me ngjyrë të kuqe ku tregon se cila nga shenjat pranohet e cila jo.

Intervista

Pasi Qendra Konsullore Kentucky (KÇ) të ketë njoftuar të përzgjedhurin për datën e takimit pёr intervistё, ai duhet tё pёrgatisë dokumentacionin e kërkuar, tё regjistrojë datën e takimit dhe t’i dёrgojë dokumentet rreth dy javё pёrpara intervistёs nё Seksionin Konsullor tё ambasadёs amerikane në Tiranë me anё tё një shёrbimi postar tё shpejtё.

“Ju duhet tё bёni çdo pёrpjekje qё t’i dёrgoni dokumentet e mëposhtme nё Seksionin Konsullor me postë të shpejtë dy javё pёrpara datёs suaj tё takimit (duke përfshirë dëftesën origjinale të shkollës së mesme dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit e të përkthyer në Anglisht, si dhe diplomën e shkollës së lartë nëse e keni mbaruar)”,-thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Nёse fituesi nuk e ka marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ai mund t’i sjellë ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara më poshtë do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Një datë e re interviste do të caktohet vetëm pasi i përzgjedhuri për intervistë t’i ketë sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara (nёse do tё ketё numra vizash nё dispozicion). Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike. Aplikantёt e Lotarisё, tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi duke i dorёzuar tё gjitha dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti lotarie nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KÇ, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të Lotarisë mund të mos jenë të garantuara për ta. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё seriozisht shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund tё mbarojnё edhe më pёrpara afatit të fundit të Programit, pra pёrpara datёs 30 Shtator.

LEXO EDHE:  Shpallet fituesi i “Këngës Magjike” 2018

Tarifa e aplikimit

“Ju do tё kryeni pagesёn nё ditёn e intervistёs tek arkёtari i Seksionit Konsullor. Pagesa kryhet vetёm me para nё dorё tek arkёtari i Konsullatёs nё dollarё amerikanё ose lekё dhe është e pakthyeshme. Duke filluar nga data 13 prill 2012, ju duhet tё paguani 330 dollarё ose ekuivalentin nё lekё pёr çdo person, pavarёsisht nga mosha. Kjo pagesё kryhet vetёm tek arkёtari i Seksionit Konsullor tё ambasadёs amerikane nё Tiranё.”-thotë ambasada amerikane.

Kёto tarifa janё subjekt i njё ndryshimi tё mundshёm nё kohё, ndaj informacioni mё i pёrditёsuar pёr pagesёn ndodhet në faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat për Shërbimet e Vizave”. Pas intervistёs me Oficerin Konsullor, nёse dosja ёshtё e plotё dhe aplikanti gjendet i kualifikuar, viza e tij do tё lёshohet dhe do ti dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs me anё tё shёrbimit postar DHL nё zyrёn qё fituesi ka zgjedhur kur u regjistrua pёr kёtё shёrbim. /GSH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Bie serveri nga ngarkesa

LEXO EDHE:  Serbia do të ketë të dhënat e shqiptarëve/ Zbardhet marrëveshja Vuçiç - Rama

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Google po ndihmon shtëpinë e modës që të krijojë një fustan të bazuar në të dhënat tuaja personale

LEXO EDHE:  Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Ja si mund ta kontrolloni

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: