Connect with Us

Intervistoi “bashkëpunëtorin X”/ Kush është “gazetari” që do të paraqitet në Prokurori?

Aktualitet

Intervistoi “bashkëpunëtorin X”/ Kush është “gazetari” që do të paraqitet në Prokurori?

Publikuar

-

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “dëshmitari X” i audio-përgjimit të publikuar nga PD, i cili implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafik narkotikësh, ka dhënë ditën e sotme dëshminë e tij pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se përveç Albert Veliut, do të thirret në Prokurori edhe personi që e intervistoi atë.

LEXO EDHE:  Jeton prej 1 viti në barakën e sajuar më copa dërrasash/ Qytetari: Kam qenë 50 herë te bashkia dhe nuk më ka ndihmuar njeri

Gazetarja Klodiana Lala, në një prononcim përballë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është shprehur se personi në fjalë flitet se është një gazetar i medies audiovizive, por nuk ka thënë një emër se kush është ai, pasi sipas saj nuk ka ende diçka të konfirmuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Në PD mungon besimi tek lidershipi/ Shehaj ‘zbras’ ankesat: Nuk m’u vu në dispozicion lista e anëtarëve

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Deputeti i PD Agron Shehaj tha se arsyeja që emrat e firmëtarëve për Kuvendin nuk bëhen publikë, është e lidhur me mosbesimin në strukturat e partisë.

I ftuar në Opinion, Shehaj tha ndër të tjera se edhe kur ai ka kandiduar, lista e anëtarësisë nuk i është vënë në dispozicion.

“Kjo ka të bëjë me besimin, që firmëtarët nuk kanë besim tek strukturat e Partisë Demokratike, mungon besimi tek lidershipi i PD. Unë kam qenë kandidat për kryetar. Lista e anëtarëve nuk na është vënë kurrë në dispozicioin”, tha Shehaj.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Opozita shpreson zgjedhje të parakohshme, qeveria dialog në institucione

LEXO EDHE:  Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS



Ai shkoi më tej duke pohuar se pasi dorëzoi listën e komisionerëve ata filluan të tërhiqen duke lënë të kuptohet që janë kërcënuar apo shantazhuar nga strukturat.

“Ne dorëzuam listën e komisionerëve dhe sapo e dorëzuam filluan tërheqjet”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Kuvendit/ Bardhi: Unë kam identitetin e anëtarëve, nuk mund të më fshihen formularët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi e konsideroi të paarsyeshme fshehjen e formularëve të demokratëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se nuk ka asnjë të dhënë personale të anëtarëve të PD-së që atij mund t’i mbahen sekret. Madje shtoi se ai ka edhe kartat e identitet të çdo personi që mund të ketë firmosur.

LEXO EDHE:  Alibeaj: Më 25 prill do marrim më shumë vota sesa meritojmë

LEXO EDHE:  Jeton prej 1 viti në barakën e sajuar më copa dërrasash/ Qytetari: Kam qenë 50 herë te bashkia dhe nuk më ka ndihmuar njeri



“Cili është sekreti, cilat janë të dhënat që do të mbahen sekret? Kartat e identitetit, unë i kam kartat e identitetit të të gjithë anëtarëve, nuk mund të më fshihen mua”, tha Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çoi në SHBA dosjen e Berishës/ Kokalari “thumbon” Ficon: E korruptuar, financohesh nga Soros

Publikuar

-

Nga

Gazetari Robert Papa akuzoi pak kohë më parë bashkëshorten e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, si personi që ka çuar në SHBA dosjen kundër liderit historik, Sali Berisha. Kjo akuzë është konfirmuar nga aktivistja shqiptare, Evi Kokalari, mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv me Ylli Rakipin, ku tha se Delina Fico kryen akte korruptive me financimin e George Soros, me pretekstin se po “implementon” Reformën në Drejtësi.

 “DASH-it i jep lekë George Soros. Marrin shumë ato. I merr Delina Fico dhe të “implementon” reformën në drejtësi. Kjo u aprovua nga Obama fillimisht. Delinda Fico merret me reformën në drejtësi dhe ka marrë shumë financime. Ky është korrupsioni pra”, shprehu Kokalari.

LEXO EDHE:  VELIAJ MASHTROI PËR 52 MIJË VENDE PUNE NË INDUSTRINË PRODHUESE‏

LEXO EDHE:  Ish-deputetët e PD: Zgjedhjet i humbëm, u bë fushatë e gabuar

Më tej Kokalari nuk ka nguruar t’i bëjë thirrje ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të cilën tha se ka ndërhyrë më shumë se i takon në politikën e brendshme shqiptare.



“Ajo nuk duhet të ndërhyjë. Administrata e Trump do kthehet në Qeveri dhe në një pikë ka ndihmuar, por të gjithë e dinë në çfarë pike ka ndërhyrë Amerika. Jemi kundër ndërhyrjes në shtetet e huaja. ‘Lëvizja Trump’ nuk do të ndërhyjë kaq shumë dhe ky është problem”, tha Kokalari./CNA.al

“Dosjen e Berishës e përgatiti Delina Fico”/ Gazetari: Lobingjet janë të fuqishme në SHBA

LEXO TE PLOTE