LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

17 maj 2017-17 maj 2018/ Çfarë solli në një vit marrëveshja Rama-Basha

18 Maj 2018, 11:25, Aktualitet CNA
17 maj 2017-17 maj 2018/ Çfarë solli në një vit

Ka kaluar një vit nga momenti kur Edi Rama dhe Lulzim Basha shtrënguan duart në shenjë konsensusi dhe arritën në një marrëveshje politike.

Me 17 maj 2017, pas një takimi kokë më kokë, Rama?Basha, zgjidhen ngërçin politik, opozita hyri në zgjedhje, ndërsa Rama liroi, përkohësisht, disa vende ministrash për opozitën, sa të zyrtarizonte mandatin e tij të ri si shumicë.

Në atë kohë, u fol për një marrëveshje të gjerë, ndonëse asnjëherë nuk u bënë të ditura, as teksti i saj, as detajet shoqëruese.

Por çfarë prodhoi në një vit marrëveshja Rama-Basha?

Së pari prodhoi një listë korruptive deputetësh, një shitje mandatesh dhe një katastrofë elektorale për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë solli një kryetar të ngrirë që më pas vodhi votat e demokratëve, pra vodhi në shtëpinë e tij. Një ngjarje e padëgjuar më parë, ku i Zoti i shtëpisë, vjedh shtëpinë e tij.

Më pas me aksionin e tij politik, Basha bën sikur shfaqet por në fakt të gjitha janë lëvizje të dakordësuara me Ramën, ashtu sikundër është edhe akti më i fundit dhe sulmet ndaj ministrit Xhafaj, kjo e artikuluar dje zyrtarisht nga bashkëkryetarja e opozitës, Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit është shprehur; ?Mos harroni që frika e Ramës, mbrojtja që i bëri ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me Ministrin e Brendshëm sepse ishte ai që ja nxori dhe e regjistroi Fatmir Xhafën. Ishte ai që i nguli thikën Fatmir Xhafës, dhe sot i thotë po të mbaj. Pse? Sepse do të instalojë që edhe unë do mbaj vëllain tim, prandaj nuk do të largohem, por dita që ai do iki, do iki.?

Një vit nga marrëveshja, me një PD më të dobët, me tradhëtinë e çadrës nga Lulzim Basha, me një forcë politike që vazhdon rënien e pandalshme. Kjo për faj të një lideri të dobët dhe të keqpërdorur nga interesa korruptive. Kjo jo si akuzë pa fakte, por tashmë e provuar edhe me 16 milion euro që Lulizm Basha fitoi nga shembja e pronave të vjehrrit të tij në Vlorë.

Ajo që është më e trishtë dhe më e dhimbshme është fakti se skandalet e kësaj qeverie vazhdojnë pa ndalim dhe në një vend normal kudo në Europë, një kryeministër si Edi Rama do ishte larguar, por në Shqipëri vazhdon të qeverisë dhe të forcohet sepse përballë tij qëndron Lulzim Basha, i cili është ortaku i së keqes së qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga