LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullonte me armë zjarri/ Në pranga 36-vjeçari

17 Maj 2018, 08:48, Aktualitet CNA
Qarkullonte me armë zjarri/ Në pranga 36-vjeçari

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e ?Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive?.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.XH, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë ndalimit të mjetit dhe kontrollit të ushtruar nga policia, ka hedhur amën dhe ka tentuar të arratiset.

Nën cilësinë e provës materiale policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Në zbatim të Planit të masave për rritjen e  parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete  dhe konkretisht:

Në lagjen “5 Maji”  në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend  Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen ?5 Maji? Elbasan,  i cili drejtonte një automjet   tip ?Porsh? me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë  dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me  një krehër të vendosur në trup me  15 copë fishekë, si dhe automjetin tip ?Porsh?.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest shtëpie? për veprën penale ?Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive?.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, dhe ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga