Connect with Us

Profecia e Pjetër Arbnorit dhe sinqeriteti i Eduard Shalsit

Aktualitet

Profecia e Pjetër Arbnorit dhe sinqeriteti i Eduard Shalsit

Publikuar

-

Ka një shprehje gati profetike bërë nga Pjetër Arbnori, “Mandela shqiptar” shumë vite më parë se ai të ndahej nga jeta. Pas rebelimit të vitit 1997 dhe lëvizjeve të ndryshme të socialistëve, Arbnori u shpreh “Këta nuk janë socialistë, këta janë specialistë”.

Ajo që ndodhi dje me Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën, të risjell në vëmendje këtë shprehje të të ndjerit Pjetër Arbnori, i cili në fakt ka gjetur dhe devizën e vërtetë socialiste. Specialitetin e tyre politik për intriga, lëvizje dhe mashtrime, të cilat bëhen shpesh për të shpëtuar dhe nga të akuzuar kthehen në akuzues.

Rasti Xhafa tregoi sesi Edi Rama ngriti dorën kundër ministrit të tij, e gjunjëzoi, përdori opozitën dhe më pas e uli në krah ministrin e tij që nga një “ujk”, tashmë ishte kthyer në një “qen i rrahur”.

Fatmir Xhafës i shkon shumë edhe shprehja e kolegut të tij socialist, Eduard Shalsi, thënë në studion e “Top Story” në vitin 2013 se “socialistët nuk do të vidhnin si ata që ishin në pushtet”, pra, do të ishin ashtu siç kishte thënë Arbnori, vërtetë specialistë.

LEXO EDHE:  Statistikat e vrasjeve në Shqipëri/ Berisha nxjerr zbuluar Xhafajn

Kjo vlen për ministrin Xhafaj për tenderat në ministrinë e Brendshme, ku KVO e ngritur prej tij shpall fitues të tenderave, firma të përfshira në skandale, të cilat ishin në hetim nga prokuroria. Më pas zgjat procedurat për disa muaj dhe pasi KPP e rrëzon, specialisti Xhafa me skenarët e tij shkon të rrëmbejë gjithçka në gjykatë.

Në fakt më parë duhej që KVO të mbante përgjegjësi penale për shkeljen e ligjit.

Fatmir Xhafa është simboli i socialistit specialist, që nuk vjedh si ata dje në pushtet, por është krejt ndryshe. Sot nga dje ai ka një ndryshim. Dje ishte ministër i Brendshëm me vëllain e dënuar për trafik droge dhe në kërkim të autoriteteve italiane dhe sot është ministër i Brendshëm i shqiptarëve, me vëllain në burg për trafik ndërkombëtar droge.

Xhafaj është vërtetë specialisti ndryshe i socialistëve, një komunist i vjetër dhe i pandreqshëm që sot po bën Vettingun e policisë dhe shkarkon policë për moral dhe integritet në detyrë, ndërsa vetë është vëllai i një trafikanti droge./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

LEXO EDHE:  Lufta brenda PS-së/ Deputeti i majtë shuan zërat

LEXO EDHE:  Statistikat e vrasjeve në Shqipëri/ Berisha nxjerr zbuluar Xhafajn

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Foto/ Kur Fatmir Xhafaj shëtiste me Hekuran Isain

LEXO EDHE:  Statistikat e vrasjeve në Shqipëri/ Berisha nxjerr zbuluar Xhafajn

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE