LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vit nga marrëveshja Rama-Basha/ Konfirmohet vazhdimësia

17 Maj 2018, 10:29, Aktualitet CNA
Një vit nga marrëveshja Rama-Basha/ Konfirmohet vazhdimësia

Një vit më parë, me 17 maj 2017 u arrit marrëveshja mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama, për bashkëqeverisje, ku dy liderët politik ranë dakort për disa pika për qeverisjen teknike.

Pasi opozita qëndroi për rreth tre muaj në çadër, mbrëmjen e 17 majit 2017, pas një takimi kokë më kokë që zgjati rreth 3 orë, në orën 01:20 Basha dhe Rama dolën së bashku në një konferencë për mediat për të deklaruar se kanë arritur në një marrëveshje, e cila do të detajohej në orët në vijim.

Sot, fiks një vit më pas ka ndodhur një tjetër ngjarje, e cila konfirmon se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës vijon.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit, ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo tha se ?Dosjen Xhafaj të cilën PD ka rreth 10 ditë që vijon ta denoncojë, kreut të PD-së Lulzim Basha  ia ka dhënë kryeministri Rama?.

Një tjetër fakt që vërteton se argumenti i Kryemadhit qëndron është dhe fakti se mediat më parë kanë raportuar se Rama ka qënë nën presionin e Xhafajt, pasi ky i fundit po i kthehej në ?superministër? dhe për ta goditur ka përdorur Bashën. Duke na vërtetuar edhe një herë që marrëveshja mes tyre vijon dhe se Basha është shndërruar në një ?këmbalec? të Ramës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga