Connect with Us

Gazment Bardhi i përgjigjet Artan Hoxhës/ Ja pse nuk u paraqit në Prokurori

Aktualitet

Gazment Bardhi i përgjigjet Artan Hoxhës/ Ja pse nuk u paraqit në Prokurori

Publikuar

-

Këshilltari i PD-së, njëherësh ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, tha se dëshmitarit Albert Veliu, i është bërë presion nga Policia e Shtetit.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit Artan Hoxha, se përse zyrtarët e PD-së, nuk janë paraqitur në Prokurori, ku ishin thirrur për të dëshmuar, ai tha se kjo nuk kishte ndodhur për shkak se në atë kohë po zhvillohej seanca plenare dhe ishin të angazhuar me të.

Më tej Bardhi tha se në kërkesën e Prokurorisë kishte shkelje të rënda të kodit penal.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

Bardhi tha se ishte shpjeguar Prokuroria se përse nuk janë paraqitur zyrtarët e PD atje, dhe se do të paraqiteshin kurdo që do të thirreshin. Ai tha se deri më tani nuk ka një thirrje tjetër e as një përgjigje për letrën e nisur, por në momentin që do të ketë, ata do të jenë të gatshëm për tu paraqitur. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr gjirokastritët në shi dhe u kërkon votat/ “Na duhet çdo shqiptar për të arritur majën”

Publikuar

-

Nga

Rama nxjerr gjirokastritët në shi dhe u kërkon votat/ “Na duhet çdo shqiptar për të arritur majën”

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës elektorale, është ndalur pasditen e sotme në Gjirokastër.

Rama u ka kërkuar votat socialistëve, ndërsa reshjet e shiut që po bien aktualisht i krahasoi me votat e 25 prillit.

Na duhet çdo shqiptar për tu ngritur në majë. Ne nuk na gjunjëzojë virusi, tërmeti, nuk ka gjë që mund të na pengojë për të arritur majën.

Sot dielli nuk duket, por i ngjan paralajmërimit për brezhërin te votave të partisë socialiste.

Të këtij shiu paralajmërues, të këtij dielli që kanë mundësi ta bëjnë të ngrohtë çdo shtëpi shqiptari”, tha Rama./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ish funksionari i lartë i komunizmit pjesë e PD/ Reagon Tufa: Tmerr

LEXO EDHE:  Vasjari: Si mund të rrijë Basha në krye të PD-së, pa asnjë rezultat pozitiv?

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:   “Blindohet” PD-ja/ Zbardhet skenari i Bashës për ti shpëtuar shkarkimit

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit jep alarmin/ Po ndodh ajo që nuk mendohej në PD

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE