LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëzimi i Agron Xhafajt në Itali/ Ja ku gaboi Prokuroria

17 Maj 2018, 16:50, Aktualitet CNA
Dorëzimi i Agron Xhafajt në Itali/ Ja ku gaboi Prokuroria

Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar në studion e News24, në rubrikën ?Opinion?, ku komentoi aktualitetin politik pas publikimit të dëshmisë së “Dëshmitarit X”, Albert Veliu, nga Partia Demokratike.

Sipas analistit, duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafajt vazhdon të merret me këtë punë. Lubonja ka kritikuar Prokurorinë pasi sipas tij, nuk duhet ta linte të ikte kur ai ai ka bërë denoncimin për audio-përgjimin, pas ndaj tij ka një akuzë të rëndë.

“Nëse do kishim një prokurori të paanshme që ka marrë një video të tillë nga mediat, kur ky ka shkuar për të bërë denoncimin, një prokurori e paanshme kishte për detyrë të mbante dhe këtë njeriun.
Faktii që policia e shtetit i jep mundësinë të ikë në Itali është komprometuese. Kjo është një akuzë që ky vazhdon të merret. Nëse është shpifje këtë duhet ta ndajë një prokurori e paanshme. Normalisht ne i kthehemi dobësisë së madhe që kemi që s?kemi besim në një drejtësi të pavarur. Nuk mund të lejohej të ikte vëllai i Fatmir Xhafës, është akuzë e rëndë, ky merret akoma me drogë?, deklaroi ndër të tjera Lubonja. /CNA.al

Lajmet e fundit nga