LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat ndaj Xhafaj/ Deputetët demokratë "injorojnë" prokurorinë

17 Maj 2018, 08:14, Aktualitet CNA
Akuzat ndaj Xhafaj/ Deputetët demokratë "injorojnë"

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë teknike, Gazment Bardhi Gazmend Bardhi nuk janë paraqitur sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Deputetët nuk janë paraqitur në prokurori për shkak të punimeve të seancës së sotme plenare.

Mësohet se deputetët kanë kërkuar nga organi i akuzës të paraqiten një tjetër ditë.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike publikoi një audioregjistrim që pretendon se është i Agron Xhafajt. Në këtë audioregjistrim të zhvilluar në Vlorë, një person, sipas PD-së, i kërkon Agron Xhafajt ta ndihmojë me një ngarkesë droge.

Në audioregjistrim, bashkëbiseduesi që mendohet se është Agron Xhafaj, i thotë bashkëpunëtorit se kohët e fundit po sulmohej shumë nga opozita dhe se ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmonte. Ai e adreson te një person me emrin Ermal dhe më pas biseda mbyllet.

Lajmet e fundit nga