LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Dylgjeri tregon një histori të PS: Ka ndodhur një herë...

16 Maj 2018, 06:58, Aktualitet CNA
Ylli Dylgjeri tregon një histori të PS: Ka ndodhur një

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në skenën politike.

Duke marrë shkas nga akuzat në drejtim të ministrit Xhafaj Dylgjeri risjell në vëmendje një histori nga PS, të vitit 2003.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Dylgjeri thekson se ?Në ato vite nuk funksiononin listat. Në ato vite fitonte debati. Në ato vite fitonte vlera. Aktorët janë gjallë. Aktorët janë në lojë. Por…aktorët s’kanë gojë.?

Sipas tij, në Partinë Socialiste të viteve 2000, ?Partia nuk duhet të merrte asnjë kosto nga kandidaturat me cene?.

?Ka ndodhur një herë…

Në vitin 2003 pas një konflikti ndërmjet gazetarit Babaramo dhe Ministrit të Rendit Rama situata mori përmasa deri në dor?heqjen e Ministrit. Kryeministri i kohës Nano, pas konsultimesh në PS në fund propozoi 3 kandidatura për vendin e Ministrit. Kandidatët ishin antarë e funksionar të PS. Njëri prej tyre, me favoriti, ishte më pranë votimit në Kryesinë e PS. Kandidaturat sipas rregullave nuk kalonin pa debat në mbledhjen e Kryesisë së PS-se. Kështu kandidatura favorite për Ministër Rendi nuk fitoj në votim. U rrëzua qysh në debat.
Arsyeja ishte se kandidatura për Ministër thuhej se kishte një vëlla të implikuar në vepra kriminale jashtë vendit .
Në Kryesi, pas debatit fitoj Jo-ja. Konkluzioni i Kryesisë së PS: Partia nuk duhet të marrë asnjë kosto nga kandidaturat me cene. Ky ishte morali i kohës së PS së viteve 2000. Ky ishte morali i demokracisë përfaqësuese. Në ato vite nuk funksiononin listat. Në ato vite fitonte debati. Në ato vite fitonte vlera. Aktorët janë gjallë. Aktorët janë në lojë.
Por…aktorët s’kanë gojë.?-shkruan Dylgjeri në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga