LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i ministrit Xhafaj e pranon/ "Kam qenë në burg, për drogë"

16 Maj 2018, 08:47, Aktualitet CNA
Vëllai i ministrit Xhafaj e pranon/ "Kam qenë në burg,

Në një letër publike adresuar opinionit publik, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë me dije se ai nuk i është shmangur gjykimit nga italianët, por ka bërë çdo përpjekje të mundëshme për ta ndjekur këtë çëshjte.

“Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim”.

Agron Xhafaj e ka pranuar se ka qenë një muaj i dënuar për trafik droge dhe në Itali dhe është lënë i lirë nga autoritet italiane, të cilat urdhëruan më pas dhe largimin e tij nga shteti fqinj.

“Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar”.

Më tej vëllai i ministrit Xhafaj, shkruan se pas vitit 2002 nuk ka pasur asnjë shkelje të ligjit nga ana e tij.

“Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga