LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama merr në mbrojtje Xhafajn/ Sulmon median dhe opoziten

16 Maj 2018, 09:37, Aktualitet CNA
Rama merr në mbrojtje Xhafajn/ Sulmon median dhe opoziten

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministrin Xhafaj, i cili është vënë në qendër të akuzave nga opozita.

Sipas kreut të qeverisë akuzat ndaj Xhafaj, janë sulme të opozitës me qëllim pengimin e negociatave për integrimin e vendit në BE.

Gjithashtu Rama ka shigjetuar edhe mediat, ndërsa tha se ?Nxoren si fakte ngjarje të ndodhura 15 vite më parë . Ky sekret mafioz u zbulua nga opozita dhe media e mori si të ishte në një shok amnezik.?

Ndërsa ka ironizuar akuzat e opozitës, Rama tha ?Lavdi Zotit që kemi opozitën sy fajkua dhe hundë cakalle që e zbuloi këtë që ministri i Brendshëm, udhëheqësi i Reformës në Drejtësi qenka injektues i një neni mafioz, më qëllim mbrojtjen e vëllait të tij?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga