LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama largohet pa përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

16 Maj 2018, 16:01, Aktualitet CNA
Rama largohet pa përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e mbajtur në Presidencë nën kryesimin e Presidentit Ilir Meta.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar pas publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaja, i cili rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit në Itali, për trafik heroine dhe kokaine.

Mësohet se kryeministri Edi Rama, është larguar nga mbledhja pa përfunduar ajo, ndërsa nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me tematikën e biseduar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga