LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dhe ERTV bojkotojnë Fatmir Xhafajn

16 Maj 2018, 18:22, Aktualitet CNA
Rama dhe ERTV bojkotojnë Fatmir Xhafajn

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë për mediat ka dhënë sqarime lidhur me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike, për përfshirjen e vëllait të tij në trafik droge.

E lajmëruar se do të mbahej në orën 18:30 dhe e transmetuar në çdo kanal televiziv, konferenca u bojkotua nga media e Kryeminstrit, ERTV e cila zakonisht i transmeton të gjitha konferencat e rëndëshishme, të ministrave dhe deputetëve të qeverisë, por ajo që u vu re ishte se Rama e  transmetoi atë disa minuta me vonesë, pasi konferenca kishte mbaruar.

Kujtojmë këtu se ditët e fundit është aluduar për një krisje të marrdhënies midis kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, ndërsa vetëm ditën e djeshme u spekulua se ai kishte përgatitur dorëheqjen.

Spekulimet u hodhën poshtë nga zëdhënësi i tij i cili bëri me dije se Minstri i Brendshëm vazhdonte të mbante postin e tij dhe u pranua sot nga Ministri në konferencë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga