Kërcënimet e Ramës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” opozita – CNA
Connect with us

Kryesore

Kërcënimet e Ramës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” opozita

Publikuar

-

Pasi kryeministri Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS mori në mbrojtje ministrin Xhafaj si dhe kërcënoi opozitën në lidhje me audio-përgjimin e shfaqur në media, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Edi Paloka shkruan se “Ndodhi ajo qe pritej. Nje shfaqje e pare tanime me se nje here. Rama mbrojti Xhafajn, mbrojti veten dhe sulmoi opoziten dhe median.”

Sipas Palokës, “Rama arriti kulmin madje duke deklaruar se AI e ka bere verifikimin dhe i rezulton te mos jete i vertete. Nuk i la mundesi as prokurorise se tij te flas por dha verdiktin”.

Deputeti demokrat theksoi se Rama mbron veten duke mbrojtur ushtarët e tij.

Ndër të tjera, Paloka shprehet se historia “Xhafaj” sapo ka filluar.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:  Nga Tahiri e Xhafaj, tek “xhuxhi" apo "pashai”/ Si në Rilindje po hanë kokat e njëri-tjetrit  

Ndodhi ajo qe pritej. Nje shfaqje e pare tanime me se nje here. Rama mbrojti Xhafajn, mbrojti veten dhe sulmoi opoziten dhe median. Nuk priti as aq sa premtoi Balla i tij, “verifikimin” e pergjimit por guxoi edhe te kercenoj opoziten per denoncimet e bera. Arriti kulmin madje duke deklaruar se AI e ka bere verifikimin dhe i rezulton te mos jete i vertete. Nuk i la mundesi as prokurorise se tij te flas por dha verdiktin.
Hera e fundit kur shqiptaret e pane kete shfaqje te Rames , ishte kur mbrojti Tahirin si te pafajshem…Sot Tahiri eshte ne arrest edhe pse me kontributin e Rames dhe drejtesise se kapur dhe nen presion, vetem ne arrest shtepie.
Edhe historia Xhafaj sa ka filluar…
Sigurisht qe Rama mbron veten duke mbrojtur ushtaret e tij.

Aktualitet

Video/ “Stop“ tregon se si vonesa në marrjen e Diplomës penalizon studentët që duan të shkojnë jashtë

Publikuar

-

By

Studentët e drejtësisë denoncuan në STOP se kanë përfunduar studimet, por kanë më shumë se 6 muaj që nuk kanë marrë kartonin e diplomës. Këtë e pranon edhe dekani i Juridikut, Artan Hoxha, i cili thotë, se problemi do të zgjidhet shpejt.

Unë kam mbaruar studimet në muajin Qershor në Fakultetin e Juridikut, kam bërë mbrojtjen e diplomës, kanë kaluar 6 muaj dhe unë ende nuk e kam marrë kartonin e diplomës. Kjo më penalizon pasi kam pasur synimin për të vazhduar një cikël të dytë studimesh jashtë shteti dhe një ndër dokumentet që më duhet është edhe kartoni i diplomës. Kemi shkuar shumë herë pranë Fakultetit dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje”, tha një studente për mikrofonin e STOP.

Një tjetër studente tha se që në muajin Qershor kanë bërë edhe pagesën për kartonin e diplomës, por që atëherë nuk kanë marrë as përgjigje dhe as karton.

Dekani Artan Hoxha: Kjo nuk është një çështje fakulteti, është një çështje e Universitetit. Janë çështje tenderash, funksionimi. Ne japim vërtetime, të cilat janë të barazvlefshme me diplomën. Për ata, që diploma ju duhet në mënyrë të domosdoshme,  ata e marrim diplomën, por nuk është se ne kemi ndonjë problem, që nuk jepen diplomat në Universitetin e Tiranës. Studentet e Bachelor-it, që kanë mbaruar tani, nuk i kanë marrë diplomat. Ata kanë hyrë në ciklin e dytë të studimeve në master shkencor, ose master profesional këtu dhe kudo ku kanë kërkuar. Studentët tanë nuk ikin në institucione të tjera, qëndrojnë tek ne. Kush ka ikur në institucione të tjera, ka marrë vërtetim nga ne dhe nuk janë penalizuar për vazhdimin e studimeve.

Edhe Sokol Horanlli deklaroi se e fejuara e tij ka përfunduar studimet për infermieri në Korrik 2018 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, por nuk e ka marrë kartonin e diplomës. Ky fakt e penalizon të renë, për licencën në Suedi, ku kërkon të punësohet.

Horanlli: E fejuara ime ka mbaruar shkollën për infermieri-mami dhe nuk arrin të marrë dot diplomën. Unë jetoj në Suedi, nuk jetoj në Shqipëri. Prej dy muajsh edhe e fejuara ime më është bashkangjitur këtu. Tani ideja është që ne duam të bëjmë licencën për të ushtruar profesionin në infermieri, por nuk arrijmë dot të krijojmë asnjë lloj kontakti as me Ministrinë dhe as me Universitetin. Studimet i ka përfunduar në muajin Korrik të vitit 2018, ideja është që të gjithë thonë se diploma del pas dy vjetësh. Ne jemi paraqitur tek zyra e punës këtu, por problemi është që pa diplomën, nuk më bën njeri një përkthim të letrave që e fejuara ime disponon që ta ndihmojnë për të filluar trajnimin dhe praktikën, për të marrë licencën për të filluar profesionin.  Ne kemi marrë thjeshtë vërtetim diplome dhe vërtetim notash, por që këtu ma shikojnë si një letër A4  me një vulë në fund.

Zgjidhje alternative jepen nga dekanët e fakulteteve për studentët që ju duhet kartoni i diplomës, sidomos kur janë jashtë vendit tonë. Por mungesa e kartonëve të diplomave mbetet një problematikë madhore dhe që kërkon një zgjidhje përfundimtare.

Dekani Shkëlqim Hidri thotë se për raste emergjente do të ketë zgjidhje të shpejtë.

Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Problemi i diplomave është një problem deri diku i mbetur, pra i vjetër, sepse pati një vonesë në momentin e printimit, pra të prodhimit të kartonit të diplomës dhe ne sapo kemi përfunduar pajisjen më diplomë të studentëve, që kanë mbaruar dy vite më parë. Mbeti si pasojë e mos pasjes së bazës materiale, pra kartonit të diplomës dhe shumë shpejt do të fillojë dhe shpërndarja e studentëve që kanë mbaruar vitin që kaloi.

Gazetarja: Kjo shumë shpejt, ka të bëjë me afatin 2-vjeçar, apo shumë shpejt afati kohor, mujor?

LEXO EDHE:  Rama u lutet studentëve/ "Ngelësat" i fut në familje

Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Absolutisht! Bëhet fjalë për afate kohore mujore dhe besoj brenda Janarit, baza materiale, besoj, do të jetë e gatshme dhe do të fillojmë menjëherë plotësimin. Pra, nëse ne na paraqitet një kërkesë për një arsye, ose për një tjetër, personi e do urgjente, do të marrim masa, që ta plotësojmë sa më shpejt të jetë e mundur, që të mos i pengojmë.

Gazetarja: Në rastin konkret, personi duhet të vijë këtu ose…

Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Të sjellë një familjar me një prokurë dhe shumë shpejt do t’i vihet në dispozicion diploma. Është e drejtë e studentëve, që janë diplomuar, që të marrin kartonin e diplomës. 

Gazetarja sqaroi se në përfundim të studimeve, studentët paguajnë një shumë prej 6 mijë lekësh të vjetra për të marrë kartonin e diplomës. Stop u interesua edhe për të mësuar se sa është kostoja e kartonit të diplomës, nga e cila mësoi se nuk e kalon shumën e 2 mijë lekëve të vjetra.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i fushës së arsimit, thotë se lekët e diplomave shkojnë për nevoja të tjera të universiteteve dhe kjo po i penalizon studentët në tregun e punës.

Ndriçim Mehmeti: Në rastin e diplomës që ju thoni, kjo ka një kosto të veçantë. Pse ka një kosto të veçantë? Sepse kjo diplomë ka pullën me një holograme, pra që është element i sigurisë siç është në maturën shtetërore dhe stemat e Republikës dhe të Universitetit, që janë pronë e drejtpërdrejtë e Universitetit. Kjo që shohim ne këtu, në konsultimet që unë kam bërë, me njerëz që merren me këtë punë, nuk shkon më shumë se 2 mijë lekë të vjetra. Me përjashtim të Universitetit të Tiranës, të gjitha bordet qeverisen nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit për këtë është. Pra, shteti është kujdestar i joni, menaxhon jetët tona, nuk është për të na nxjerrë jashtë. Dhe në këtë moment thërret universitetet dhe u thotë, urdhëroni: në rast se atje ka të dhëna që Universiteti lekët i ka bërë “rrush e kumbulla”, ka auditin, ka KLSH-në, që ta nxjerrë para përgjegjësisë dhe ta zbatojë. Por në rast se Universiteti nuk i ka mundësitë, pasi të ardhurat janë të pakta, atëherë shteti ndërhyn. Ministria e Arsimit nuk është vetëm për të zbukuruar veten. Ç’është kjo autonomi kur ti nuk ke mundësi të japësh një karton. Ndërkohë që edhe këtu e merr 6 mijë lekëshin e kartonit, por nuk e menaxhon dot, as shteti dhe as universiteti.

Mos marrja në kohë e diplomës ka sjellë një tjetër shqetësim për studentët, që është firmosja e diplomës nga titullarë që nuk janë në kohën kur studenti ka përfunduar studimet.

Ndriçim Mehmeti: Ky është një problem shumë i madh pasi në rast se ti shkon jashtë shteti dhe thua kam përfunduar studimet në vitin 2016, por diploma është dhënë në vitin 2017 me emra të tjerë, vihet një pikëpyetje e madhe nëse diploma jote është origjinale apo jo, sepse në atë periudhë kanë qenë të tjerë titullarë. Kështu penalizohet studenti sigurisht. Jashtë shteti kjo mund të krijojë probleme shumë-shumë të mëdha

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali në Fiks-Fare/ Universitet me laboratorë dhe aparatura kineze, të kohës së diktaturës

Publikuar

-

By

Kërkimi shkencor është fjalë e huaj për studentët, ndërsa laborantët pranojnë që për shkak të mungesës së fondeve bazën materiale e blejnë vet për të mos penguar studimin.

Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare në universitete të ndryshme të vendit rezultoi se laboratorët ishin në gjendje të mjerusheme e mungonte baza materiale. Aparaturat ishin shumë të vjetra ndërsa laborantët blinin materiale nga xhepi i tyre për të punuar studentët. Kërkimi shkencor ishte një fjalë e huaj edhe për studentët e masterit shkencor, e jo më të atyre të nivelit bachelor. Studentë, pedagogë dhe laborantë e pranojnë që ka nevojë për hapësira më të mëdha, aparatura të reja dhe teknologji më të avancuar. Ndërkohë kërkesave të ndryshme të tyre u janë përgjigjur pak herë për shkak të mungesës së fondeve.

Universiteti Politeknik me laboratorë të kohës së “xhaxhit”
Studentet e Politeknikut Tiranë, pranojnë për Fiks Fare që nuk kanë bërë studim shkencor. Studimi i vetëm “shkencor” që ata bëjnë janë detyrat e kursit apo punimi i diplomës që kryesisht në përmbajtje kanë materiale të marra nga interneti. Ata nuk përditësohen me të dhënat e fundit të shkencës, punime që duhet t’i bëjnë në laborator, pasi nuk kanë mundësi për shkak të kushteve, por edhe pajisjeve të vjetra.

Njëra nga studentët pranon duke qeshur që pajisjet me të cilat punojnë janë të kohës së “xhaxhit” dhe kushtet janë copë copë. Fiksi i drejtoi një kërkesë zyrtare universitetit ku i kërkoi informacion por nuk mori asnjë përgjigje.

Një pedagog i Gjeologji-Minierave shpjegon në laboratorë se kërkimi shkencor nuk mund të zhvillohet pasi aparaturat janë të kohës kur Shqipëria bashkëpunonte me Kinën , në kohën e komunizmit. Ai pohon se nuk ka pasur fonde për kërkim shkencor.

Universiteti i Mjekësisë Tiranë pa laboratorë për kërkim shkencor. Spitali: Nuk i bëjnë tek ne kanë hapësirat e veta

Universiteti i Mjekësisë Tiranë në shkresën zyrtare ku i kanë kthyer përgjigje emisionit Fiks Fare pretendojnë që kërkimi shkencor zhvillohet në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kjo e fundit në një përgjigje për Fiksin thotë se organizimi i procesit mësimor kryhet nga universiteti dhe se ky i fundit ka disa hapësira tw caktuar ku kryen lëndët mësimore. Pranë laboratorëve të spitalit ata zhvillojnë praktikën mësimore, por jo kërkimin shkencor.

LEXO EDHE:  “FERMA E KAFSHËVE“/ Një libër në muret e Minsitrisë për Ramën dhe Nikollën

Shkencat e Natyrës nuk bëjnë kërkim shkencor

Studentët e shkencave të Natyrës Tiranë pranojnë që kanë laboratorë por që në to është e pamundur të behet kërkim shkencor, sidomos për ata studentë që vazhdojnë edhe masterin për kërkim shkencor.
Sipas tyre shumë prej aparaturave të laboratorëve janë të vjetra dhe si te tilla nuk mund të shërbejne për këtë gjë.
Kamera e fshehtë e fiksit “kapi” edhe dy pedagoge me kamera të fshehtë të cilët e pohojnë se nuk bëhet kërkim shkencor . Ata thonë që aparaturat janë të vjetra.

Universiteti i Durrësit dhe Elbasanit mes mungesës së hapësirave dhe aparaturave të vjetra

Studentët e Infermierisë së Elbasanit e pohojnë që nuk bëjnë kërkim shkencor pasi nuk ka infrastrukture madje edhe praktikën e kanë të vështirë ta bëjnë. Laboratorët kanë mungesa të theksuara në aparatura . Infermieria, mamia , fizioterapia dhe ata që vazhdojnë studimet për teknik laboratori nuk kanë laboratorë ku të zhvillojnë procesin mësimor. Sipas tyre praktikën e bëjnë nëpër spitale, por edhe aty duhet të gjesh ndonjë mik.

Sipas zëvendës rektorit të Universitetit për kërkimin shkencor janë investuar rreth 10 milion në vit, por ka nevojë akoma për më shumë investime. Njëra nga pedagoget e këtij universiteti pranon se kur ka ardhur një delegacion nga Kina janë habitur kur kanë parë se në laboratorë punohet ende me ato aparatura. Madje atyre ju premtua se nëse i donin për muze ishin të lutur t’i merrnin.

Në laboratorin e informatikës së Universitetit të Durrësit, dega Informatikë, studentët sipas profesorit të lëndës punojnë me kompjutera të vjetër, të vitit 2013-2015. Në këtë kompjutera punohet vetëm me programe bazë, por mungesa e fondeve ka bërë që studentët të paktën të zhvillojnë mësim pasi për kërkim shkencor nuk bëhet fjalë.

Laborantet e Infermieristikës dhe Biologjisë në këtë universitet pranojnë që shpesh herë i është dashur të blejnë vet bazën materiale që studentët të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në laborator. Sipas tyre mungojnë pajisje, janë të vjetra dhe kanë bërë kërkesa të shumta por pa përgjigje. Ata gjithashtu pretendojnë se kanë mungesë edhe të alkoolit, aparatit të tensionit apo epruvetave.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Robert Aliaj e thotë copë/ Hajde më vrisni, unë studentët do i mbështesë me zemër

Publikuar

-

By

Artisti Robert Aliaj gjatë një interviste në studion e emisionit “Byro  Politike“ ka folur në lidhje me precedimin penal ndaj tij.

Aliaj ka  thënë se do të vazhdojë t’i mbështesë studentët me çdo kusht.

“Hajde më vrisni  atje, unë do i mbështes me gjithë zemër studentët. E them hajde më arrestoni, atje po unë prapë do i mbështes studentët“ – ka vazhduar ai.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi thirrje Ramës/ Tërhiq menjëherë padinë e turpshme për Edmond Tupen

Ndër të tjera artisti e ka mohuar se ka quajtur me  vezë drejt Ministrisë, sepse ai nuk e ka në natyrë ta bëj një gjë të tillë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Aktualitet13:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave

Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar...

Aktualitet13:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta në rrethe/ Bllokohen hyrjet e disa qyteteve

Stuentët kanë bllokuar hyrjet e shumë qyteteve në shenjë protestë për plotësimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë...

Aktualitet12:55 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Berat/ Gjimnazistët dalin në mbështetje të studentëve

Gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit kanë dalë për të protestuar ndaj ligjit për arsimin e...

Aktualitet00:17 - 12 Dhjetor, 2018

Si e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij, sëmundja mendore dhe haluçinacionet

Nga Helen Flatley Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që...

Aktualitet21:18 - 11 Dhjetor, 2018

Sulm terrorist/ Humb jetën një person, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje është...

Aktualitet20:24 - 11 Dhjetor, 2018

Foto/ Ja si po e shijon lirinë në Hungari Nikola Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas mediave maqedonase nuk dihet ende se kush e...

Aktualitet19:43 - 11 Dhjetor, 2018

Ngrihet KLP/ Këta janë gjashtë prokurorët e zgjedhur

Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtarët...

Aktualitet18:18 - 11 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Pjesë e KLP do jenë Besnik...

Aktualitet14:33 - 11 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Pas aprovimit të pikave nga ana e universiteteve të qytetit të Shkodrës, studentët kanë ngritur kërkesa të reja. Ata kanë...

Aktualitet13:22 - 11 Dhjetor, 2018

Të moshuarit në protestë/ Me pankarta përkrahë studentëve

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i janë bashkuar edhe të moshuarit. Duke mbajtur pankarta në...

Trending

Read previous post:
Përfundon raundi i dytë i negociatave Shqipëri-Greqi për kufijtë detar

Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për marrëveshjen e kufijve detar mes dy vendeve tona....

Close