LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet një gomone me drogë në Vlorë/ Dyshohet se...

12 Shkurt 2018, 10:21, Kronika CNA

Një gomone rreth 8 metra e gjatë është gjetur vetëm pak metra larg makinës me targa italiane e cila u gjet e mbytur në det mëngjesin e sotëm në Vlorë.  Dyshohet se gomonia është tërhequr nga makina e cila u gjet  e mbytur në det.

Nga kontrolli, brenda në gomone është gjetur një sasi prej rreth 500 kg lënde narkotike, kanabis.

Makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër. Makina është me targa italiane BG 64 3GX. Nga hetimet e para dyshohet se makina ngeci në det në momentin që po transportonte për në breg një gomone me karel.
Mjeti është gjetur 1 km larg makinës, afër Petroliferës./ CNA.al

Gjendet e zhytur në det një makinë me targa Italiane

Lajmet e fundit nga