LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja "Xhafaj"/ Artan Hoxha: Rama po i bën presion drejtësisë

16 Maj 2018, 20:39, Aktualitet CNA
Dosja "Xhafaj"/ Artan Hoxha: Rama po i bën presion

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, analisti Artan Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion ndaj organeve të drejtësisë.

Teksa ka komentuar, deklaratën e Kryeministrit lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se audio-përgjimi është i rremë, dhe këtë përgjigje e kishte dhënë një nga kompanitë më të mira që merret me verifikimin e rasteve të tilla, tha se Rama po i bën presion Drejtësisë.

Artan Hoxha u shpreh se ndonëse mund të jetë edhe një shashkë e kryeministrit, është një formë presioni ndaj drejtësisë.

“Nuk e tha pa qëllim, por si një formë presioni. Mund të jetë edhe shashkë e tij, por kjo shërben për të ushtruar presion ndaj drejtësisë edhe pse nuk do të ishte hera e parë që ai i bën presion drejtësisë”, – tha ndër të tjera Hoxha. /CNA.al

18:27 Aktualitet

Just shake it!

Me mirësjellje, ti mund të trondisësh botën! Por mund ta bës...

Lajmet e fundit nga