Dosja e vëllait të ministrit Xhafaj/ Basha i përgjigjet Ramës nga Sofja - CNA
Connect with us

Aktualitet

Dosja e vëllait të ministrit Xhafaj/ Basha i përgjigjet Ramës nga Sofja

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Sofje të Bullgarisë, ku është mbledhur Samiti Partive Popullore Europiane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Bashës, “Makineria e propagandës dhe e shpërqëndrimit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e rradhës të qeverisë”.

Postimi i plotë:

Makineria e propagandës dhe e shpërqëndrimit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e rradhës të qeverisë.

Është e njëjta shfaqje që e kemi parë Edi Ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe të bandës së tij të Habiljave.

Janë të njëjtat fjalë me të cilat mohoi kanabizimin e Shqipërisë.

Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti vrasësin Mark Frroku, trafikantin Arben Ndoka, përdhunuesin dhe trafikantin e drogës Elvis Roshi dhe çdo kriminel tjetër më të cilin ka të lidhur pushtetin.

Sot ishte rradha e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij trafikant droge, i kapur në përgjime autentike ambjentale, të pamanipuluara!

Materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Këtë fakt nuk e mohoi dot as vetë Edi Rama sot, sepse ai e di që Agron Xhafaj është një nga kokat e krimit. Edi Rama ka mjaftueshëm informacion për fuqinë e Agron Xhafajt mbi policinë e Vlorës, Policinë e Shtetit dhe rrjetit të tij kriminal në Vlorë.

Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese, nëse kanë indicie për Agron Xhafajn! Faktet tregojnë se ai fshehu dhe mohoi për 3 vjet rresht raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Saimir Tahirit dhe Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edi Rama e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj po dërgohet në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figure! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës rezultate ekspertize nga laboratorë pa emër apo nën pushtetin e tij.

Shfaqja e Edi Ramës sot është po aq e neveritshme dhe e pabesueshme sa ishte dy vjet më parë, kur u mohonte shqiptarëve se Agron Xhafaj ishte i dënuar për drogë.

Shqiptarët kanë shumë halle dhe probleme, por ata nuk harrojnë se Edi Rama u tregoi dy vjet më parë se “historia me drogë e vëllait të Fatmir Xhafës ishte e sajuar”, ndërsa sot pranoi se për këtë histori droge “Agron Xhafaj po shkon në burg me këmbët e veta”.

LEXO EDHE:  Video/ Deputeti i Ramës presion qytetarëve…

Mes propagandës, gënjeshtrave, kërcënimeve dhe ultimatumeve Edi Rama foli për gjithçka, por nuk u tha shqiptarëve asnjë fjalë pse Shqipëria sot ka për Ministër të Brendshëm një person që është subjekt i ligjit Antimafia.

Në asnjë rresht të deklaratës së tij, Edi Rama nuk u dha llogari shqiptarëve pse Fatmir Xhafaj ka penguar zbatimin e ligjit Antimafia për pasurinë e të vëllait, i dënuar për trafik droge dhe, rrjedhimisht, edhe për pasurinë e vet, siç e kërkon me detyrim ligji Antimafia.

Edi Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të kryeministrit që, më e pakta që duhet të bënte, ishte t’i kërkonte Ministrit të tij të Brendshëm të mbante përgjegjësi pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë!

Mbrojtja e Fatmir Xhafajt dhe jo shkarkimi i tij nga Edi Rama është një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: Qeverinë, Policinë dhe Prokurorinë.

Duke qëndruar në detyrë, Fatmir Xhafaj, deformon dhe pengon hetimin ndaj tij dhe të të vëllait, si për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj, ashtu edhe për pasurinë sipas ligjit Antimafia. Të gjithë e mbajnë mend se Donika Prela u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ditën kur Partia Demokratike filloi denoncimin e skandalit “Xhafaj”.

Ka edhe një mashtrim tjetër të madh që Edi Rama u bën shqiptarëve!

Sa herë atij i plasin skandale dhe sa herë opozita i zbulon lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar, Edi Rama akuzon Partinë Demokratike si pengesë për integrimin Europian!

Është qesharake të mendosh që Macron, Merkel apo kryemisnitri hollandez dhe qindra politikanë të lartë francezë, gjermanë, hollandezë, britanikë janë aq naivë sa i gënjen opozita shqiptare dhe nuk arrijnë të shikojnë realitetin. Fakt është se ata e dinë të vërtetën nga burimet e tyre dhe burime të tjera të pavarura.

Më e rëndësishmja është se Edi Rama nuk e ka pranuar ende se kusht për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit e korrupsionit dhe jo mbyllja e gojës së opozitës.

Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar.

Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

Në emër të Partisë Demokratike, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e ndershëm të këtij vendi. /CNA.al

Aktualitet

“Trondit” deputeti demokrat/ LGBTI dhe perversiteti po shtrihen në Parlament

Publikuar

-

By

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të dërguar në Kuvend për ndryshimin e dokumenteve të identitetit.

E gjitha kjo po bëhet për të plotësuar orekset e komunitetitn LGBTI.

“Askush nuk e shpjegon se si duhet emërtuar ky seks i ri, “tjetër”.
Në disa qenie biologjike ka dhe një “tjetër”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk bëhet fjalë për një term të tillë në propozim.
Perëndia a natyra i kanë ndarë njerëzit në “meshkuj ose femra”, mbi të cilën është mbështetur vetë ekzistenca e qenies njerëzore, familjes si bazë e shoqërisë në të gjithë gjërësinë e fjalës.
Postimi i plotë:

Rreth nje nisme per nje “tjeter”, te krijuar artificialisht e qellimisht nga “disa”:
Deklarohet se ne Kuvend eshte dorezuar nje Projekt Ligj i ri per te vendosur ne dokumentet e identitetit, pervec seksit “mashkull ose femer” edhe nje rubrike “tjeter” per seksin, pa percaktim!
Askush nuk e shpjegon se si duhet emertuar ky seks i ri, “tjeter”.
Ne disa qenie biologjike ka dhe nje “tjeter”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.
Perendia a Natyra i kane ndare njerrezit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilen eshte mbeshtetur vete ekzistenca e qenies njerrezore, familjes si baze e shoqerise ne te gjithe gjeresine e fjales.
Po keshtu dekalarojne se po pregatisin edhe nje draft tjeter ligjor, qe te ndryshoje Kodi i yne i Familjes per dy qellime:
1-Te pranohet martesa e famija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emer!
2- Te realizohen adoptime te femijeve nga kopje gay ose nga “tjetra”, perseri pa emer.
Pra kerkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqerise, rritjes e edukimit te femijeve, identifikimit te njerrezve, themele keto te mbijeteses e zhvillimit njerrezor.
Nje pyetje ne fund per ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikerishit tashti per te larguar vemendjen nga problemet e medha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??
Dhe per ta mbyllur, ketij statusi nuk po i bashkengjis foto, per disa arrsye…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Publikuar

-

By

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik në Tiranë.

Ditën e djeshme, të shoqëruar nga një grup nxënësisht,çifti Lu amerikan kanë qenë ambientet e Kopshtit Zoologjik.

Ka qenë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ka njoftuar për vizitën e ambasadorit Lu.

“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

LEXO EDHE:  PD paralajmëron Ramën/ Prit tek dera se…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Publikuar

-

By

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka rezultuar montazh, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat, Paloka ka thënë se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka siguruar transportin e tij.

LEXO EDHE:  Berisha ironizon Ramën/ Pa ju tharë “Jo” e Parisit, vjen me këpucë të kuqe nga Sofje

“Transporti i hashashit është garantuar nga Ministri i Brendshëm”,- u shpreh Paloka.

Më tej deputeti demokrat tha se Rama dhe Ministri i tij i kanë mashtruar shqiptarët, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 26 majit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:31 - 20 May, 2018

“Trondit” deputeti demokrat/ LGBTI dhe perversiteti po shtrihen në Parlament

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të dërguar në Kuvend për ndryshimin e dokumenteve të identitetit....

Aktualitet12:21 - 20 May, 2018

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik...

Kryesore Show Biz12:20 - 20 May, 2018

Më i sinqert se kurrë, moderatori shqiptar: “Qava kur e gjeta të dashurën me dy zezakë”

Rudi Hizmo është në kulmin e karrierës së tij si moderator, teksa çdo të premte shfaqet në krah të moderatores...

Kryesore Show Biz12:10 - 20 May, 2018

Do ta marrim mësysh! Xhensila publikon fotot më të ëmbla të shtatzënisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Por për të kujtuar këto ditë të veçanta,...

Kosova & Rajoni12:05 - 20 May, 2018

Kryeministri grek tërhiqet nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr...

Kryesore Show Biz11:53 - 20 May, 2018

Ish – banorja e “Big Brother” nuk njihet: Shtatzënia e ka transformuar (FOTO)

Ata kanë qënë një nga çiftet me të përfolur nga “Big Brother” dhe nga të paktët që përfunduan në martesë...

Aktualitet11:47 - 20 May, 2018

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Modelja seksi ‘lë pa frymë’ ndjekësit e saj (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Me të brendshme seksi e me verë, Armela e Big Brother shfaqet në momente intime me një tjetër femër në hotel

Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother9” si brënda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pas...

Kryesore Show Biz11:40 - 20 May, 2018

Era Istrefi mund të mos performojë në Kampionatin Botëror në Rusi për…

Teksa Era Istrefi po bëhet gati të mbajë një performancë në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, duket...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar nga mediat turke si  “baroni i drogës” policia e...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri hermetik e të heshtur si gurë varri, sikur e...

Kryesore Show Biz11:25 - 20 May, 2018

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore dhe publiku shqiptar e do për gjithçka ai...

Life Style11:12 - 20 May, 2018

Tragjike! Modelja e njohur i jep fund jetës, hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin e vogël [FOTO]

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin...

Kryesore Show Biz11:12 - 20 May, 2018

Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve?‘I bleva por…”

Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e fundjavës ‘Një kat më...

Kryesore Show Biz11:10 - 20 May, 2018

Moderatori shqiptar i thotë të gjitha: Përveç vajzave të bukura, në televizion janë shtuar edhe gay-t

Në ekranet televizive shohim që janë shtuar shumë vajzat e bukura, por veç kësaj moderatori i njohur ka edhe diçka...

Aktualitet11:08 - 20 May, 2018

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Qeveria e Greqisë ka refuzuar ermrin e propozuar për Maqedoninë, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Lajmi është bërë i ditur nga...

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

Pas lajmit se do të këndojë në Kampionatin Botëror,Era Istrefi takon legjendën e futbollit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po na bind çdo ditë e më shumë se po korr një sukses të vërtetë jashtë kufijve....

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

3 rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën...

Aktualitet10:55 - 20 May, 2018

“Tërbohet” ministrja Nikolla/ Mësyn Prokurorinë

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se prindërve të nxënësve po ju merret ID e kartës së identitetit, për...

Kryesore Show Biz10:53 - 20 May, 2018

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”

Pak muaj më parë, dietologia e njohur Blerina Bombaj u bë pjesë e lajmeve dhe e mediave për shkak të...

Kryesore Show Biz10:40 - 20 May, 2018

Të gjithë e pamë, por asnjerit nuk i shkoi mendja për kuptimin simbolik të buqetës me lule të Meghan

Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan...

Kryesore Show Biz10:25 - 20 May, 2018

Aktori turk i serialit Ertugrul e thotë hapur: “Jam shqiptar!”

Seriali turk “Ertugrul” është ndër serialet turke më të dashura për publikun shqiptar. Por kujt do t’ia merte mendja, se...

Aktualitet10:21 - 20 May, 2018

Po të ishte Babalja “jevg”?

Nga Enkel Demi Babalja është një personazh që duket sikur është sajuar në legjendat urbane. Nëse nuk do të dilte...

Kryesore Show Biz10:10 - 20 May, 2018

Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit

Rudina Dembacaj është aktorja e njohur e humorit e cila e filloi karrierën e saj me rolin e Jozefina Topallit....

Aktualitet10:01 - 20 May, 2018

Xhafaj në “duart” e Krimeve të Rënda

Pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike, ku akuzohet vëllai i ministrit Xhafaj se është marrë më trafik droge gjatë...

Aktualitet09:53 - 20 May, 2018

Ra në “Shpellën e Pëllumbasit”/ Rinisin kërkimet për të riun

Policia ka rinisur kërkimet për të riun Xhorxho Seferi i cili humbi një ditë më parë, teksa ran ë “shpellën...

Kryesore Show Biz09:51 - 20 May, 2018

Ekspozon të pasmet bombastike kudo, fotoja nxjerr blof Kejvina Kthellën

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura në ekranet shqiptare dhe padyshim një prej më të komentuarave. Ajo...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Ahmetaj: Mbi 10 mijë biznese përfitojnë nga ulja e tatim-fitimit

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me bizneset u ka premtuar atyre se  tatim-fitimi do të ulet më...

Close