Alibeaj u përgjigjet kërcënimeve të Xhafajt - CNA
Connect with us

Politikë

Alibeaj u përgjigjet kërcënimeve të Xhafajt

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për mediat pas kërcënimeve të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se audio-përgjimi i publikuar nga deputetët e opozitës është i rremë dhe kështu ata që e kanë publikuar do të përballen me forcën e ligjit.

Alibeaj u shpreh se opozita nuk mund të kërcënohet dhe do të vijojë me betejën e tij.

Sipas Alibeajt, “Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e ligjit Antimafia! ”

Deklarata e plotë:

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!

LEXO EDHE:  Inkriminimi i qeverisë/ Zbardhet strategjia e PD-së për ta rrëzuar

Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!

Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë! /CNA.al

Aktualitet

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Publikuar

-

By

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka rezultuar montazh, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat, Paloka ka thënë se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka siguruar transportin e tij.

LEXO EDHE:  Foto- Zero siguri në pedonalen e qytetit / Mësoni arsyen

“Transporti i hashashit është garantuar nga Ministri i Brendshëm”,- u shpreh Paloka.

Më tej deputeti demokrat tha se Rama dhe Ministri i tij i kanë mashtruar shqiptarët, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 26 majit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Publikuar

-

By

Qeveria e Greqisë ka refuzuar ermrin e propozuar për Maqedoninë, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras, pas takimit të Zoran Zaev në Shkup me liderët partiak.

Në njoftim thuhet se është njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet.

LEXO EDHE:  Foto- Zero siguri në pedonalen e qytetit / Mësoni arsyen

Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic.

Mësohet se të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Tërbohet” ministrja Nikolla/ Mësyn Prokurorinë

Publikuar

-

By

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se prindërve të nxënësve po ju merret ID e kartës së identitetit, për t’u përdorur më pas në zgjedhje, ka reaguar ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Nikolla ka thënë se të dhënat që po merren, janë për të për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi dhe ID përmes shkollës që po kërkohet është për çështje besimi.

Më tej Nikolla ka thënë se do ta ndjekë çështjen deri në Prokurori, për faktin se ndaj saj është ngritur një padi pa fakte.

Deklarata e plotë:

Më pyete se, ke fol çfarë ke dëgjuar në televizor, dhe unë të falenderoj shumë sepse është një arsye e fortë për të na thënë, për të më thënë mua të parës, për të më vënë aty me shpatulla për muri dhe me më thënë që hajde dhe sqaro vetë njerëzit, jo nga televizori, se sikur po dëgjoja Albana Vokshin apo dikë tjetër te Partia Demokratike se ashtu ke fol, dhe jo për fajin tënd por sepse informacionin ne e marrim vetëm nga televizioni.

Thash edhe njëher jo për fajin tuaj.

Edhe njëher xhaxha, kemi nisur: çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjensinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë.

Nuk ke interes ta dish?

Nëqoftëse nuk ke interes aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t’ia fillojmë?

Nuk do doje që të jepje një përgjigje?

Ja pra që kjo është arsyeja.

Se e bëni këtë sikur c’është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë.

Kjo është arsyeja që kërkojmë ID, edhe mos ti veshim me këto gjëra sepse sinqerisht është e turpshme dhe ka një ligj që mbron të dhënat, ka edhe një udhëzim të ministres që fati e paska dasht që të jem po unë, se si mblidhen të dhënat nëpër shkolla. Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijm pas 4 vjetësh…

LEXO EDHE:  Foto- Zero siguri në pedonalen e qytetit / Mësoni arsyen

E kupton çfarë turpi i madh që është kur ti ke shtetin sot në dorë, por gjërat që janë në gjendje ti bëjnë vetë është gjëja e parë që ju shkon në mendje që ne se shohim as në ëndrrën më të keqe.

Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë.

Dua të komunikoj I dashur xhaxha.

Dua të komunikoj me prindërit e Shqipërisë sepse nuk arrij dot të jem në të gjitha shkollat e Shqipërisë në një çast, edhe të pyes se si po punon ajo mësuesja aty? Si janë tekstet? Si po punon drejtori? Si po punon drejtoresha e arsimit?

Më thoni nuk e keni ju këtë nevojë? Kur është e mundur dhe kur e kemi mundësinë pse mos ta bëjmë?

Dhe po bëhet në mënyrë të studiuar përmes specialistëve më të mirë të IT për të ngritur një sistem të sigurtë komunikimi.

Ne prodhojmë çdo javë informacion, “Neës Letter” quhet në këtë gjuhën e bukur të komunikimit dhe shkon në shumë pak njerëz. Pse? Sepse nuk kemi ndërtuar këtë sistem. Por çfarë të keqeje ke ti edhe sikur të thuash: Jazëk të qoftë që gënjen moj Lindita. Por ti mere njëherë informacionin.

Informohu.

Unë jam e bindur që këtu për shkak që ne hapëm reformat në të gjithë sektorin, ndërruam gjithë programin e arsimit, ndërruam gjithë tekstet, mendoni në katër vite. Në katër vite ndërruam sistemin e rekrutimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Gjëmë e madhe, hoqëm 600 tekste, por nëqoftëse ju e mendoni se ato 600 tekste që hoqëm nga sistemi ishin 600 libra në një bibliotekë, gaboheni.

Ishin 600 tituj librash që shkonin me mijëra te duart e fëmijëve tuaj e me miliona e  miliarda para tek ata që i prodhonin. Dhe mendoni tani kur jua heq këtë llokmën se çfarë janë në gjendje të prodhojnë ato jo për Lindita Nikollën po për gjithë dynjanë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:21 - 20 May, 2018

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik...

Kryesore Show Biz12:20 - 20 May, 2018

Më i sinqert se kurrë, moderatori shqiptar: “Qava kur e gjeta të dashurën me dy zezakë”

Rudi Hizmo është në kulmin e karrierës së tij si moderator, teksa çdo të premte shfaqet në krah të moderatores...

Kryesore Show Biz12:10 - 20 May, 2018

Do ta marrim mësysh! Xhensila publikon fotot më të ëmbla të shtatzënisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Por për të kujtuar këto ditë të veçanta,...

Kosova & Rajoni12:05 - 20 May, 2018

Kryeministri grek tërhiqet nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr...

Kryesore Show Biz11:53 - 20 May, 2018

Ish – banorja e “Big Brother” nuk njihet: Shtatzënia e ka transformuar (FOTO)

Ata kanë qënë një nga çiftet me të përfolur nga “Big Brother” dhe nga të paktët që përfunduan në martesë...

Aktualitet11:47 - 20 May, 2018

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Modelja seksi ‘lë pa frymë’ ndjekësit e saj (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Me të brendshme seksi e me verë, Armela e Big Brother shfaqet në momente intime me një tjetër femër në hotel

Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother9” si brënda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pas...

Kryesore Show Biz11:40 - 20 May, 2018

Era Istrefi mund të mos performojë në Kampionatin Botëror në Rusi për…

Teksa Era Istrefi po bëhet gati të mbajë një performancë në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, duket...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar nga mediat turke si  “baroni i drogës” policia e...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri hermetik e të heshtur si gurë varri, sikur e...

Kryesore Show Biz11:25 - 20 May, 2018

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore dhe publiku shqiptar e do për gjithçka ai...

Life Style11:12 - 20 May, 2018

Tragjike! Modelja e njohur i jep fund jetës, hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin e vogël [FOTO]

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin...

Kryesore Show Biz11:12 - 20 May, 2018

Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve?‘I bleva por…”

Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e fundjavës ‘Një kat më...

Kryesore Show Biz11:10 - 20 May, 2018

Moderatori shqiptar i thotë të gjitha: Përveç vajzave të bukura, në televizion janë shtuar edhe gay-t

Në ekranet televizive shohim që janë shtuar shumë vajzat e bukura, por veç kësaj moderatori i njohur ka edhe diçka...

Aktualitet11:08 - 20 May, 2018

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Qeveria e Greqisë ka refuzuar ermrin e propozuar për Maqedoninë, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Lajmi është bërë i ditur nga...

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

Pas lajmit se do të këndojë në Kampionatin Botëror,Era Istrefi takon legjendën e futbollit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po na bind çdo ditë e më shumë se po korr një sukses të vërtetë jashtë kufijve....

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

3 rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën...

Aktualitet10:55 - 20 May, 2018

“Tërbohet” ministrja Nikolla/ Mësyn Prokurorinë

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se prindërve të nxënësve po ju merret ID e kartës së identitetit, për...

Kryesore Show Biz10:53 - 20 May, 2018

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”

Pak muaj më parë, dietologia e njohur Blerina Bombaj u bë pjesë e lajmeve dhe e mediave për shkak të...

Kryesore Show Biz10:40 - 20 May, 2018

Të gjithë e pamë, por asnjerit nuk i shkoi mendja për kuptimin simbolik të buqetës me lule të Meghan

Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan...

Kryesore Show Biz10:25 - 20 May, 2018

Aktori turk i serialit Ertugrul e thotë hapur: “Jam shqiptar!”

Seriali turk “Ertugrul” është ndër serialet turke më të dashura për publikun shqiptar. Por kujt do t’ia merte mendja, se...

Aktualitet10:21 - 20 May, 2018

Po të ishte Babalja “jevg”?

Nga Enkel Demi Babalja është një personazh që duket sikur është sajuar në legjendat urbane. Nëse nuk do të dilte...

Kryesore Show Biz10:10 - 20 May, 2018

Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit

Rudina Dembacaj është aktorja e njohur e humorit e cila e filloi karrierën e saj me rolin e Jozefina Topallit....

Aktualitet10:01 - 20 May, 2018

Xhafaj në “duart” e Krimeve të Rënda

Pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike, ku akuzohet vëllai i ministrit Xhafaj se është marrë më trafik droge gjatë...

Aktualitet09:53 - 20 May, 2018

Ra në “Shpellën e Pëllumbasit”/ Rinisin kërkimet për të riun

Policia ka rinisur kërkimet për të riun Xhorxho Seferi i cili humbi një ditë më parë, teksa ran ë “shpellën...

Kryesore Show Biz09:51 - 20 May, 2018

Ekspozon të pasmet bombastike kudo, fotoja nxjerr blof Kejvina Kthellën

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura në ekranet shqiptare dhe padyshim një prej më të komentuarave. Ajo...

Kryesore Show Biz09:50 - 20 May, 2018

Alketa Vejsiu prezanton për herë të parë bashkëshortin: “Kam marrë një nga çunat më të bukur të Vlorës”

Alketa Vejsiu është gjithëmonë hermetike për jetën e saj private. Mirëpo gazetarja Rudina Dembacaj, ka arritur të zbulojë pak më...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/ Ja çfarë u diskutua

Sot nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Çështjet e diskutuara ishin: Gjendja e sigurisë...

Close