LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat ndaj Xhafaj/ Opozita proteston para Ministrisë së Brendshme

16 Maj 2018, 07:27, Aktualitet CNA
Akuzat ndaj Xhafaj/ Opozita proteston para Ministrisë së Brendshme

Sot në orën 12:00, opozita do të protestojë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, nga posti.

Vendimi për protestën është marrë dje pas takimit që kreu i PD, Lulzim Bash aka zhvilluar me aleatët në selinë blu.

Por ajo që do të mbajë ?frenat? e protestës është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi edhe pse ka organizuar protestën, Lulzim Basha nuk do marrë pjesë në këtë tubim. Kjo për shkak se kryetari demokrat do marrë pjesë në punimet e Samitit të Partive Popullore Europiane (PPE) në Sofje.

Protesta është parashikuar të zhvillohet pa fjalime nga eksponentët e opozitës, ndërsa protestuesit do mbajnë në duar pankarta për largimin nga detyra të Fatmir Xhafajt. Gjithashtu, protestuesit do mbajnë edhe pankarta kundër kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa ditën e enjte do të bllokohet parlamenti, ashtu sikur ndodhi edhe një javë më parë. Aksionet opozita i ka nisur që ditën e djeshme, pasi i gjithë grupi i PD është paraqitur në komisionet parlamentare duke bllokuar punimet.

Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi e akuzojnë se ka mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i cili është i dënuar nga drejtësia italiane me 7.2 vite për trafik droge. PD publikoi para dy ditësh një përgjim të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm. PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal.

Lajmet e fundit nga