Akuza e fortë/ Agron Xhafaj trafik droge kur vëllai ishte Ministër i Brendshëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Akuza e fortë/ Agron Xhafaj trafik droge kur vëllai ishte Ministër i Brendshëm

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për mediat pas kërcënimeve të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se audio-përgjimi i publikuar nga deputetët e opozitës është i rremë dhe kështu ata që e kanë publikuar do të përballen me forcën e ligjit.

Alibeaj u shpreh se sikurse opozita edhe Kryeministri është i vetëdijshëm se Agron Xhafaj ka trafikuar lëndë narkotike gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm.

“Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!”, – shpreh Alibeaj ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!

Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!

Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë! /CNA.al

Aktualitet

Vizita në Serbi/ Pacollit i refuzohet kërkesa

Publikuar

-

By

Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacollit, i është refuzuar kërkesa për të vizituar Novi Pazarin më 21 dhe 22 korrik.

Sipas mediave serbe, autoritetet kanë bërë refuzimin në bazë të kornizës ligjore të UNMIK-ut.

Sipas kësaj kornize ligjore, Kosova nuk ka Ministri të punëve të Jashtme, prandaj  marrëveshja për vizitat nga zyrtarët, nuk zbatohet në rastin e zv.kryeministrit Pacolli.

Mësohet se një javë më parë Pacolli kishte kërkuar leje e autoriteteve të Beogradit. Zv. Kryeministri i Kosovës u ftua në Novi Pazar, nga  Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve.

Ndërkohë ende nuk nuk ka një reagim nga autoritetet kosovare.

Ky refuzim është absurd, pasi autoritetet e Beogradit vazhdimisht bashkëpunojnë me të gjitha ministritë e Republikës së Kosovës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U nis në mesnatë dhe eci në këmbi mbi 30 km/ “Surpriza” e shefit do t’ju lërë pa fjalë

Publikuar

-

By

Walter Carr nuk do ta kishte humbur për asgjë ditën e parë të punës në një kompani transporti në Alabama.

Ndërkohë që makina e tij ishte prishur, amerikani ishte nisur në mesnatë për një rrugë të gjatë prej 32 kilometrash.

Mbërritur në kohë për të punuar, me ndihmën e policëve të habitur që e gjetën në mëngjes buzë rrugës, Ëalter Carr ka parë më në fund që vendosmëria e tij të shpërblehet pasi pronari i ka dhënë çelësat e automjetit të tij, një Ford Escape.-raporton gazeta Tema.

Shpërndarë në fundjavë në Facebook nga çifti i pronarëce, tek të cilët Ëalter Carr po shkonte për punën e parë, historia është bërë virale në rrjetet sociale.

Pa asnjë qindarkë në xhep pasi kishte paguar qiranë, ky ish-vrapues ishte nisur nga shtëpia e tij pak para mesnate për të mbërritur në kohë, në mungesë të transportit të përbashkët apo pamundësisë për t’u marrë një automjet të afërmve të tij.

Gjithçka për të fituar simpatinë e punëdhënësit të tij të ri, Luke Marklin, i cili vendosi t’i ofronte automjetin e tij Ëalter Carr, i befasuar nga ky gjest.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“CR7” habit të gjithë / Ja me çfarë do merret pasi të heqë dorë nga futbolli

Publikuar

-

By

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk ka pasur vetëm kritika pozitive, pasi ylli portugez është 33-vjeç dhe shumë po pyesin veten nëse do të ruajë të njëtin ritëm si te Manchester United dhe Real Madrid. Edhe vetë “CR7”, e kupton se mosha po kalon dhe ka filluar të mendojë se me çfarë do të merre pasi “të varë këpucët në gozhdë”.

Cristiano Ronaldo ka rrëfyer se i pëlqen sporti i tenisit, madje sulmuesi portugez është fotografuar disa herë duke parë ndeshjet e mëdha në turneun Masters të Madridit. Ndërkohë që, kohë më parë ka marrë pjesë edhe në një reklamë, ku ishte së bashku me tenistin spanjoll Rafael Nadal. E megjithatë, tenisti i tij i preferuar mbetet zvicerani Roger Federer.

“Sigurisht që tenisi më tërheq dhe e pëlqej si sport. Tenisti që preferoj më shumë është Roger Federer, është fitues, si unë. Kontrollon emocionet, është i përkryer në fushë dhe jashtë saj. Do të më pëlqente që një ditë të luaja së bashku me Roger”, ka thënë CR7, që sezonin e ri, pas 9 vitesh në Madrid, do të luajë me Juventusin në Serinë A.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:46 - 21 July, 2018

Vizita në Serbi/ Pacollit i refuzohet kërkesa

Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacollit, i është refuzuar kërkesa për të vizituar Novi Pazarin më 21 dhe 22...

Aktualitet17:40 - 21 July, 2018

U nis në mesnatë dhe eci në këmbi mbi 30 km/ “Surpriza” e shefit do t’ju lërë pa fjalë

Walter Carr nuk do ta kishte humbur për asgjë ditën e parë të punës në një kompani transporti në Alabama....

Aktualitet17:40 - 21 July, 2018

“CR7” habit të gjithë / Ja me çfarë do merret pasi të heqë dorë nga futbolli

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk ka pasur vetëm kritika pozitive, pasi ylli portugez është 33-vjeç dhe shumë po...

Aktualitet17:29 - 21 July, 2018

Ekzekutimi i policit/ U qëllua me plumb në kokë

Një polic 45 vjeçar është gjendur i vdekur mbrëmë në Prilep të Maqedonisë. Ai është gjetur i shtrirë në automjetin...

Aktualitet17:13 - 21 July, 2018

Vettel i papërmbajtshëm/ Siguron pole position në shtëpinë e tij

Pilot gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel, ka arritur të sigurojë pole position në provat zyrtare të Çmimit të Madh të...

Aktualitet17:03 - 21 July, 2018

Skandali me diplomat fallco/ Reagon Universiteti

Universitet i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, ka reaguar ditën e sotme pas denoncimit të bërë nga një student , nëpërmjet profilit...

Aktualitet17:00 - 21 July, 2018

Pse nuk duhet marrë seriozisht Mustafa Nano

Nga Blerim Latifi Me çfarë lehtësie të padurueshme, këtu në Ballkan, i madh e i vogël, të ditur dhe injorantë,...

Aktualitet16:52 - 21 July, 2018

Dëmtimi i trashëgimisë kulturore/ Monumentet shkojnë për skrap

Rikthimi i Shtëpisë së Flamurit në qytetin e Korçës një ndërtesë simbolike për historinë, ishte një moment mjaft i rëndësishëm,...

Aktualitet16:52 - 21 July, 2018

Ftesa e mazhorancës/ Bylykbashi i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Hysit

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur thirrjes së bërë sot nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, “për...

Aktualitet16:45 - 21 July, 2018

Video-Shoqërimi në polici i kreut të PD/ Publikohen detajet tronditëse, ja çfarë fshehu policia

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas videos së publikuar ku kryetari i degës së PD, në Gramsh...

Aktualitet16:43 - 21 July, 2018

Shkeljet tatimore/ Bllokohen 11 hotele

Tatimet kanë bllokuar 11 hotele në jug në vendit, shumica e të cilëve të paregjistruara në organet tatimore. Siç raporton...

Aktualitet16:25 - 21 July, 2018

Pacollit i ndalohet hyrja në Serbi/ Reagon Prishtina zyrtare

Beogradi i ndaloi hyrjen në territorin e Serbisë, kreut të diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, i cili planifikonte të merrte pjesë...

Kryesore Show Biz16:25 - 21 July, 2018

U kthye nga festa në 3 të mëngjesit/ I shoqi i Agnesa Hadërgjonaj bën reagimin tipik të çdo mashkulli shqiptar

Ndryshe nga e ëma dhe e motra, Agnesa Hadërgjonaj nuk ka zgjedhur rrugën e muzikës, por të organizimit të eventeve...

Aktualitet16:23 - 21 July, 2018

Alarm në Fier/ Ja çfarë po i rrezikon fermerët

Në Myzeqe fermerët po sulmohen nga gjarpërinjtë dhe insekte të rrezikshme. Mjekët në spitalin e Fierit thonë se këtë verë,...

Aktualitet16:21 - 21 July, 2018

Nga Berisha te Rama, Basha dhe Veliaj/ Ekspertja zbulon të fshehtat e politikanëve

Episodi më i ri i “Fol me psikologen” është ndalur tek politikanët dhe të fshehtat e tyre, të para këto...

Kryesore Show Biz16:20 - 21 July, 2018

‘Favorizoni k***at’/ Sociologu sulmon hapur Era Istrefin pas dekorimit nga Presidenti Thaçi

Pas performancës që bëri në hapjen e finales së Botërorit ‘Rusi 2018’, Era Istrefi rrëmbeu vëmendjen kryesore të mediave. Këngëtarja...

Aktualitet16:10 - 21 July, 2018

E rëndë/ Makina e stilistit të njohur shqiptar pushtohet nga flakët

Automjeti i stilistit të njohur shqiptar është gjetur i djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin...

Aktualitet16:03 - 21 July, 2018

Tjetër lëkundje trondit Shqipërinë/ Ja fuqia dhe epiqendra e tërmetit

Një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur sot Shqipërinë. Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.5 ballë, i shkallës Rihter ka rënë...

Aktualitet15:56 - 21 July, 2018

Protesta në Bulqizë/ Paralajmëron ministri Klosi

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pas protestave të banorëve të Bulqizës, duke paralajëmruar se do të anullohet koncesioni...

Aktualitet15:46 - 21 July, 2018

Video-Nuk e lejoi të shiste në rrugë/ Fermeri godet për vdekje policin

Një fermer në Kinë ka plagosur me thikë një polic, pasi ky i fundit nuk e ka lejuar të shiste...

Aktualitet15:28 - 21 July, 2018

Para një jave u bë nënë për herë të parë/ Shikoni si duket Xhensila Myrtezaj pa pikë grimi

Vetëm një javë më parë, këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar,. Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku,...

Aktualitet15:12 - 21 July, 2018

Krimineli i rrezikshëm shëtit i lirë në Shkodër/ Zbardhen faktet tronditëse që përfshijnë kryeministrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, denoncimin e një polici dixhital, sipas të cilit,...

Aktualitet14:57 - 21 July, 2018

Shembja e Teatrit Kombëtar/ KE vë Ramën “me shpatulla pas muri”

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shpjegime për ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinave 17-21 kate....

Aktualitet14:42 - 21 July, 2018

Habit deputeti i video-skandalit erotik/ Bën “zbulimin” e shekullit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kohë më parë u kap në një bisedë perverse në sallën e...

Aktualitet14:29 - 21 July, 2018

Skandali-Ngeli në klasë që në vit të parë/ Rama e emëron drejtor

Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale....

Kryesore Show Biz14:25 - 21 July, 2018

“Kur qesh ti dhe baba Zef qesh”/ Fjalët e Julit në ditëlindjen e të ëmës janë më shumë se një urim i zakonshëm!

Jul Deda është nga ata personazhe që nuk ngurron të flasë me zemrën hapur në Instagram përballë ndjekësve të tij,...

Life Style14:15 - 21 July, 2018

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare

Së fundmi po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare ku nusja është çuar të...

Kryesore Show Biz14:00 - 21 July, 2018

Arratisja me avion privat/ Emina Cunmulaj surprizon bashkëshortin për ditëlindje

Bashkëshorti i modeles shqiptare Emina Cunmulaj, Sam Nazarian feston sot 43-vjetorin e lindjes. Dhe modelja shqiptare ka përgatitur gjithçka për...

Trending

Read previous post:
Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve/ Prokuroria çon në Gjykatë dosjen për 9 persona

Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe korrupsionit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së...

Close