Ahmetaj: Mbi 10 mijë biznese përfitojnë nga ulja e tatim-fitimit – CNA
Connect with us

Ekonomi

Ahmetaj: Mbi 10 mijë biznese përfitojnë nga ulja e tatim-fitimit

Publikuar

-

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me bizneset u ka premtuar atyre se  tatim-fitimi do të ulet më tej.

Ai ka sqaruar se cilat biznese përfitojnë nga kjo ulje.

“Tatim fitimi ulet me tre herë për bizneset me xhiro 8-14 milione lekë. Përfitojnë mbi 10 mijë sipërmarrje”, ka thënë Ahmetaji cuili ka nënvizuar rritjen ekonomike në vend.

“Ne si ekonomi kemi rritjen më të madhe në 10 vitet e fundit, 3.84 %, ndërkohë që Banka e Shqipërisë rikonfirmon që rritja ekonomike do të vazhdojë të përshpejtohet edhe në tremujorin e parë të vitit 2018, për të ndjekur trajektoren rritëse të konsoliduar e të përshpejtuar të rritjes ekonomike, siç e kemi parashikuar”, ka thënë Ahmetaj.

Fjala e plotë e ministrit Ahmetaj:

Siç e kemi bërë traditë, ritakohemi sot për të reflektuar të dhënat e fundit makroekonomike, që i përkasin periudhës katërmujore Janar-Prill 2018.

Ne si ekonomi kemi rritjen më të madhe në 10 vitet e fundit, 3.84 %, ndërkohë që Banka e Shqipërisë rikonfirmon që rritja ekonomike do të vazhdojë të përshpejtohet edhe në tremujorin e parë të vitit 2018, për të ndjekur trajektoren rritëse të konsoliduar e të përshpejtuar të rritjes ekonomike, siç e kemi parashikuar.

Të terma makroekonomikë, rritja është ndihmuar nga besimi i përmirësuar i sektorit privat, nga rritja e kërkesës së huaj, nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe kushtet e favorshme të financimit në vend.

Kemi marrë të krahasuara, rritjen ekonomike dhe papunësinë në rajon. Siç e shikoni, ne jemi me papunësi në ulje në 13.4% krahasuar me rajonin, jemi në trajektore rënëse të përshpejtuar të papunësisë.

Numri i të punësuarve. Krahasuar me Janar 2013, janë 651 mijë të punësuar në bordero, ose 215 mijë vende të reja pune të krijuara në një mandat. Krahasuar me mars 2017, pra me vitin e kaluar, janë 33,410 vende të reja pune, gjithmonë referuar listëpagesës, borderosë së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkohë, nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka vende të lira të shpallura, të cilat vijnë gjithmonë e në rritje e që tregojnë besimin e sipërmarrjes në marrëdhënie me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, por gjithashtu dhe hapësirat për punësim në ekonomi.

Në prill 2018 janë 7,333 vende të lira pune të deklaruara pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit nga sipërmarrje në të gjithë territorin e vendit.

Rritja e besimit në ekonomi, që është një vrojtim i besimit të biznesit dhe vrojtimi i besimit të konsumatorëve nga Banka e Shqipërisë. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.7 pikë gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 duke vijuar të mbetet mbi mesataren afatgjatë të tij. Sigurisht që rritja reflektoi përmirësimin e besimit në sektorët e tregtisë, të shërbimeve dhe të industrisë.

Indeksi i afarizmit, prodhim dhe shërbime, përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 shënoi një rritje prej 4.7 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Shifra e afarizmit për prodhim përgjatë tremujorit të katërt të 2017-ës, ka një rritje prej 6.2 %, për të ndarë me ju indikacionet se rritja ekonomike edhe këtë vit bazohet në një platformë shumë të konsoliduar ekonomike të vitit të kaluar.

Investimet e huaja, në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto; Shqipëria sërish mbetet në nivele shumë të larta, është e dyta pas Malit të Zi. Ndërkohë që, krahasimisht në aspektin makro, Mali i Zi në dy vitet që kanë kaluar ka rritje të borxhit, Shqipëria ka rënie të borxhit publik.

Tregtia e jashtme. Eksportet dhe importet e mallrave janë në rritje të konsiderueshme ndërkohë që, në tremujorin e parë, rritja e eksporteve është 18.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Importet për tremujorin e parë të vitit 2018 u rritën me 9.6 % dhe ndërkohë brenda rritjes së importeve, rritja e importeve të makinerive dhe pajisjeve është dyshifrore, 15.3 %, që tregon se pulsi ekonomik vazhdon të rrahë me intensitet.

Kredia për sektorin privat si raport ndaj Prodhimit të Brendshëm vlerësohet 36.3 %. Në raport me vendet e tjera është e ulët akoma, megjithatë shenjat e kërkesës tashmë për kredi janë shumë pozitive. Kërkesa për kredi nga ana e biznesit është dyshifrore, kredia e dhënë akoma mbetet në nivele modeste.

Përsa i përket performancës së të ardhurave, Tatime, Dogana dhe Sigurime, fakti janar-prill 2018 krahasuar me janar-prill 2017 është + 4.5 %, rreth 60 milionë dollar më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pra, krahasuar me 2017-ën, performanca totale e të ardhurave, duke përfshirë dhe grantet, është +1.8%. Performanca e të ardhurave nga Tatime dhe Dogana, krahasuar me vitin 2017 siç iu referova, është 4.5 % plus apo rreth 5.5 miliardë lekë më shumë, realizuar në 98.1 %.

Sigurisht që kursi i këmbimit i ka dëmtuar, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga Dogana me 1.3 miliardë lekë minus, por ne shpresojmë që në vazhdimësi do ta kompensojmë me efektivitet në administrim.

Regjistrimi i bizneseve; Janar-prill 2018, janë 4987 biznese të reja neto, pra rreth 5 mijë biznese të reja neto brenda një periudhe katërmujore.

Kam sjellë jo pa qëllim inflacionin e muajit prill që nga viti 2016, 2017, 2018, për të parë luhatjet. Siç e shihni, inflacioni është normal, është 2.1 %. E mbani mend diskutimin që kemi bërë, që gjithë analistët dhe pseudoanalistët kanë bërë, që domosdoshmëria e deklarimit të TVSH, që ne shpallëm nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave për TVSH-në deri në nivelin dysheme 2 milionë, do të rrisë çmimet.

Ju kisha thënë që nuk është e vërtetë. Nuk do t’i rrisë akademikisht, dhe praktikisht nuk ka rezultuar e vërtetë! Nuk rezultoi e vërtetë. Shikoni inflacionin në nivele krejt normale në muajin prill. Krejt normale, madje krahasuar me muajin mars të vitit 2018, kemi ulje të çmimeve në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.4%, pastaj kemi në grupet “veshje dhe këpucë”, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje shtëpie”, etj.

Pra, nuk pati rritje çmimesh, përkundrazi, akomodimi në treg ka çuar dhe në ulje çmimesh.

Ra edhe një nga gjithë ato pseudo-shqetësime që kishte opozita, apo analistët apo dhe legjitimisht shumë qytetarë. Nuk rezultoi e vërtetë. Jo vetëm që nuk ka patur rritje çmimesh, por ka ulje çmimesh në treg për shkak të akomodimit të tregut.

Ecuria e kursit të këmbimit; Kursi i këmbimit të lekut është ndër më të qëndrueshmit në rajon dhe luhatjet e tij tentojnë historikisht të kenë një shpërndarje normale. Mbiçmimi i tij gjatë periudhës së fundit pasqyron ndër të tjera përmirësimin e faktorëve fondamentalë, siç janë përmirësimi i bilancit të pagesave, miksimi i politikave monetare pozitive, konsolidimi fiskal që vazhdon, si dhe niveli i lartë i investimeve të huaja.

Dua të theksoj që në një vend normal me kurs këmbimi të pafiksuar, siç është ekonomia shqiptare, qeveria nuk bën ndërhyrje në kursin e këmbimit dhe do të ishte e gabuar të bënte. Ka një diskutim për fasonët përsa i përket dëmtimit që mund të kenë nga kursi i këmbimit. Vlera e shtuar e tyre në Shqipëri, për shkak të regjimit të përkohshëm siç i referohemi, e bazuar në lek është maksimumi 20%, që do të thotë se, edhe sikur kursi, pra leku, të mbivlerësohej në masën 20%, kosto që iu lëviz është në nivele nga 2% deri në 3%. Pra është e kufizuar, sepse shumicën e furnizimit e kanë kryesisht nga vendet e Eurozonës, ku kuptohet, blejnë dhe shesin në euro.

Sigurisht që mbiçmimi është tregues i forcimit të ekonomisë shqiptare, por nuk është gjithmonë pozitiv për disa nga aktorët ekonomikë, e kjo nuk diskutohet, deri në akomodim të tyre me tregun, dhe i detyron diku dhe forcërisht, që të shohin më shumë nga produktiviteti sesa nga kosto.

Kursi i këmbimit në vendet e rajonit, thjesht për të parë që ajo që po ndodh në Shqipëri po ndodh pothuajse në të gjitha vendet e rajonit, për shkak të përmirësimit të fondamenteve të ekonomisë së rajonit. Pra, nuk është se ne po përjetojmë një fenomen të veçantë. Shikoni dhe Serbinë, dhe Kroacinë, thjesht për referencë.

Ndërkohë, dua të ndaj me ju disa nga politikat e reja, iniciativa të Kryeministrit të Shqipërisë, për të lehtësuar barrën fiskale të sipërmarrjes.

Siç kishte premtuar, Kryeministri do të reflektonte pas diskutimeve me sipërmarrjen dhe unë me kënaqësi e rikonfirmova qëndrimin që nuk do të ketë rritje çmimesh dhe nuk ka rritje çmimesh, përkundrazi pati ulje çmimesh, pra jo thjesht një premtim, por një referencë e kujdesshme e Kryeministrit në bazë të studimit të tregut që bëjnë institucionet në varësi të tij.

Unë në këtë takim dua t`ju prezantoj disa nga nismat e fundit që Ministria e Financave ka materializuar, pas iniciativave publike të Kryeministrit.

Bizneset nga 8 deri në 14 milionë do të kenë tatim-fitimi 5 %.

Ministria e Financave ka materializuar draftligjin për mendimmarrje në institucione të tjera dhe besojmë që ky ndryshim do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari i vitit 2019.

Për statistikë, janë 21 mijë sipërmarrje që janë objekt i tatim-fitimit 15%, me luhatje të qarkullimit nga zero deri në miliarda, dhe nga këto, 10,800 apo 50% të tyre iu zbritet tatim-fitimit në 5%. Pra, duke iu shtuar dhe atyre që përfitojnë nga tatim-fitimi i thjeshtësuar, bëhen mbi 93 mijë biznese që kanë përfituar ulje të drejpërdrejtë takse.

Që do të thotë, se nga 110 mijë biznese aktive, mbi 93-95 mijë e kanë tatim fitimin nga 5 deri në zero. 90% e bizneseve të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar ulje takse, janë 90 % e sipërmarrjeve shqiptare që në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë Rama, kanë përfituar ulje të ngarkesës fiskale. Janë 93-95 mijë biznese nga 110 mijë biznese.

Tymnaja për rritjen e taksave është tullumbace.

Nga 110 mijë biznese aktive, 93 mijë kanë përfituar dhe përfitojnë ulje të konsiderueshme të tatim-fitimit nga 15% në 5% apo zero. Pra, ta davarisim njëherë e mirë atë tymnajën dhe bolorinë që “u rritën taksat, u rritën taksat”. Përkundrazi, ngarkesa është ulur!

E dyta, është nxitja për prodhimin e energjisë së rinovueshme diellore, ku një sërë produktesh dhe teknologjie përjashtohen nga TVSH-ja për makineri dhe pajisjet në import, që është një politikë shumë ndihmuese edhe për rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.

E treta, që ka qenë një diskutim i gjatë dhe një iniciativë e Kryeministrit, është nxitja për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, pra bashkimet bujqësore, ku tatim-fitimi do të shkojë 5 %. Pra bëmë 2 lëvizje: ngritëm pragun e TVSH-së për to, për t’i trajtuar si fermerë të mëdhenj, pra që këta fermerë që bashkohen të mos kenë “frikën” e  TVSH-së, tani ulim dhe tatim-fitimin nga 15 % në 5 %.

Agroturizmi – tatim-fitimi zbret në 5%, në bazë të definicionit që ka nxjerrë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Do të kenë TVSH të reduktuar për një sërë shërbimesh 6%, përjashtim nga taksa e infrastrukturës për investime.

Pra, balancojmë paketën që bëmë për strukturat e shërbimit me 4 deri në 5 yje, me paketën për agroturizmin, një balancim shumë i mirë, një ulje e ngarkesës fiskale e drejpërdrejtë dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ulim borxhin publik.

Ndërkohë kemi hapur dhe turin e konsultimeve për paketën e re fiskale me të gjitha shoqatat për të arritur pastaj në një paketë akoma më të avancuar në periudhën tetor-nëntor, kur të kalojmë buxhetin e ri.

Me këtë paketë, ju që jeni gazetarë ekonomie, ata që ju përfaqësoni, qytetetarët, sipërmarrjet, kuptojnë shumë mirë që qeveria Rama vetëm ka ulur ngarkesën fiskale. Nga 110 mijë biznese aktive, 93-95 mijë biznese e kanë tatim-fitimin nga 5 në 0 dhe ka qenë një kërkesë e biznesit të vogël për rritjen e tavanit. Kështu që, besoj iniciativa e Kryeministrit është materializuar tashmë në një draftligj për mendim-marrje.

Në të njëjtën kohë, ka politika të reja përsa i përket konçensioneve.

Është sërish një iniciativë e Kryeministrit për të riparë ligjin e konçensioneve me shumë përgjegjësi dhe ne e kemi kaluar për mendimmarrje, materializuar nga Ministria e Financave si draftligj ndryshimet në ligjin për konçensionet, PPP-të.

Ajo që bën diferencë është heqja e propozimeve të pakërkuara nga sektori privat. Besoj do të jetë në fuqi, edhe në varësi të vendimmarrjes, në mes të vitit 2019 e tutje, që do të thotë se nuk do të ketë më oferta të pakërkuara. Ofertat do të jenë të kërkuara dhe sigurisht që në këtë rast, studimi i fizibilitetit bëhet nga institucionet qeveritare.

Risi të tjera të këtij projektligji janë ekspertiza e specializuar për zhvillimin e projekteve të konçensioneve, që do të futet në ligj; Rritja e kontrollit të implikimeve fiskale të kontratave që konçensionit; Mekanizmat e zëvëndësimit të konçensionarëve në bashkëpunim me institucionet financiare.

Pra gjithë atë gamë fenomenesh që kemi parë ndër vite, tani do t’i referohemi me ligj.

Në konkluzion, takimi i sotëm ka në bazën e vet tre shtylla:

  • Ekonomia vazhdon të rritet. Shifrat janë domethënëse dhe të ardhurat vazhdojnë të rriten, konsolidimi fiskal vazhdon.
  • Qeveria vazhdon të ulë barrën fiskale për sipërmarrjen.
  • Përgjegjshmëri më e lartë në vazhdimësi ndaj formatit ligjor dhe financiar përsa i përket konçensioneve dhe PPP-ve./CNA.al

Aktualitet

Biznesi i vogël në vështirësi/ Mbyllen 57 në ditë

Publikuar

-

By

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës. Në nëntor ajo bëri kërkesën për pezullim aktiviteti. Tashmë është një e papunë. Të pyetur se pse e mbyllën aktivitetin, kryefamiljari i familjes Qinami u përgjigj: “Nuk ka lekë”. Ai shpjegoi se prej kohësh, xhiroja në dyqan kishte rënë ndjeshëm.

Të njëjtën arsye për mbylljen e po të njëjtit lloj aktiviteti pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re  dha për “Monitor” edhe Klevis Kurti. Për shkak të rritjes së konkurrencës nga rrjetet e mëdha të supermarketeve, ai tregon se “puna ra dhe dyqani nuk e justifikonte më veten për ta mbajtur hapur”. Klevisi, 29 vjeç, deklaron se aktualisht është i papunë.

Edhe dyqanet e tregtisë me pakicë të rrobave po e vuajnë riformatimin e ekonomisë. Në nëntor, Dashamir Sokoli e kaloi gjithashtu dyqanin ku tregtonte rroba në statusin pasiv. Arsyeja ishte sërish tkurrja e xhiros së aktivitetit deri në atë pikë që nuk shlyente dot as detyrimet ndaj shtetit. Pas mbylljes së aktivitetit, Dashamir Sokoli, kryefamiljar, është i papunë.

Situata nuk është e mirë as për ata që ofrojnë shërbimet. Suada Hasa, estetiste, e mbylli aktivitetin pasi tentoi për dy muaj të punonte në një dyqan pranë gjimnazit “Partizani”. Në këtë fushë të veprimtarisë konkurrenca është rritur shumë, duke sjellë mbingopje të tregut.

Fati nuk i eci as Ermirit, i cili sapo mendoi që gjeti zgjidhjen për një punë të qëndrueshme dhe me fitime të mira, duke hapur një bar-kafe dhe loto, qeveria vendosi që të ndalonte këtë aktivitet. Kështu vendosi ta mbyllë aktivitetin pa nisur mirë.

Prej fillimit të vitit dhe deri më 30 dhjetor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%.

Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur rreth 57 biznese në ditë.

“Goditja” nga supermarketet

Zinxhiri i supermarketeve të mëdha ka nxjerrë jashtë loje dyqanet ushqimore të lagjeve. Pjesa më e madhe, duke mos konkurruar dot supermarketet që tregtojnë një gamë të gjerë produktesh, shpesh edhe me çmim më të lirë, kanë falimentuar.

Këtë e vërtetojnë edhe shifrat për numrin e njësive tregtare me pakicë. Numri i njësive tregtare që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë ishte 37.4 mijë gjatë 2017-s, rreth 2 mijë njësi më pak se një vit më parë. Në vitin 2013, numri i njësive tregtare me pakicë ishte 35.9 mijë, por edhe në vitin 2014, bizneset me pakicë ishin sërish në rënie, me rreth 1000 njësi më pak.

Me një normë të ulët fitimi, 10% mbi xhiron, dyqanet po e shohin të pamundur të mbijetojnë, duke i shtuar gjithë kësaj situate dhe rënien e fuqisë blerëse, e cila është pranuar nga të gjitha bizneset e kontaktuara nga “Monitor” në sondazhet e zhvilluara me bizneset që kanë pezulluar aktivitetin.

Teuta Kosova, e cila tregtonte produkte ushqimore që nga viti 2003, e mbylli aktivitetin në maj të vitit 2016. Ajo pohon se xhiro ra, për shkak të hapjes së supermarketeve të mëdha.

Durim Rroshi, i cili kishte hapur një aktivitet biznesi ushqimor në vitin 2009, në rrugën ‘Artan Lenja’ dhe funksiononte si biznes i madh, vendosi në shkurt të këtij viti të bënte kërkesën për çregjistrim. Ai pohon se tarifat e larta dhe përndjekja nga tatimorët ndikuan në këtë vendim.

Bledar Kalaja, në rrugën ‘Ferit Xhajko’, është një tjetër mbyllje për shkak të zgjerimit të zinxhirit të supermarketeve të mëdha.

Hapen 17.6 mijë biznese të reja

Por, ndërsa mijëra subjekte të vogla falimentojnë, të tjera happen. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për të njëjtën periudhë janar-nëntor janë hapur 17,606 biznese të reja. Ministra raporton 6,915 çregjistrime, por këto janë çregjistrimet zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa subjektet që kalojnë në statusin pasiv janë shumë më të larta (14 mijë për 11 mujorin). Bizneset për lehtësi bëjnë kërkesë për të kaluar në status pasiv, pasi çregjistrimi është më i vështirë dhe kërkon që subjekti të mos ketë detyrime. Ndërkohë dhe bizneset që kanë më shumë se 12 muaj që nuk ushtrojnë më veprimtari tregtare kalohen automatikisht në status pasit nga tatimet. Si rrjedhojë, numri i bizneseve të mbyllura realisht është më i lartë sesa ai që raportohet nga çregjistrimet në QKB./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U akuzua për falsifikim e letrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së/ Reagon kompania që fitoi tenderin për Unazën e Re

Publikuar

-

By

Prej disa ditësh në media të ndryshme në Shqipëri është raportuar se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), e cila është fituese e lotit të parë, prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, kishte kryer disa shkelje.

Gjithashtu u raportua se, kjo kompani që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të të SHBA-së, për të fituar tenderin.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur reagimi nga kjo kompani.

“Haberman LLC (Delaware),  po vepron konform rregullave legjislative, administrative  dhe proceduriale. Përfaqësuesit tanë të brendshëm dhe të jashtëm janë duke vëzhguar zhvillimet në Tiranë. Ne jemi në gadishmëri për të vepruar, nëse do të na kërkohet. Aktualisht jemi duke analizuar dokumentat, të cilat janë publikuar në mediat lokale, ne jemi të vendosur për të hedhur dritë mbi akuzat e hedhura ndaj nesh si dhe ndaj partnerëve tanë”, – shkruhet në reagimin e kësaj kompanie.

Më tej kjo kampani ka deklaruar se është e hapur për të bashkëpunuarme organet lokale përkatëse, në mënyrë që të pastrojmë emrin e saj.

“Dunwell Haberman LLC (Delaware), është një mjet me qëllim specifik (SPV), i ndërtuar enkas për të ndërmarrë investime në rajone të cilat kanë risqe të mëdha ekspozimi, si përshembull vendet e Europës Juglindore”, – shkruhet në përfundim të reagimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshja për konviktet/ Do rindërtohen vetëm 5 godina, ja kostoja 

Publikuar

-

By

Përmirësimi i kushteve në konvikte është një prej kërkesave të studentëve, të cilët prej datës 5 dhjetor kanë nisur protestat  masive. Ndërkohë që, teksa qeveria përmbushi shfuqizimin e pagesës për provimet e mbartura, kryeministri Edi Rama u përpoq t’i japë përgjigje edhe kësaj kërkese.

Përmes një video-je të publikuar në rrjetin social, Rama njoftoi nisjen e një programi masiv prej 18.8 milion euro, ndërsa theksonte se falë tij, në fazën e dytë të projektit do të ndërhyhej në 9 godina me një vlerë prej 11.4 milion euro.

Por, të dhënat zyrtare tregojnë se për fazën e dytë bëhet fjalë për një financim prej 7.8 milion euro, ndërkohë që falë tij do të ndërhyhet vetëm në 5 godina të Qytetit Studenti.

Sipas dokumenteve të zbardhur nga SCAN, buxheti i shtetit do të mbulojë pagesën e TVSH-së dhe kostot lokale të projektit me 1.3 milion euro, 4.5 milion euro nga një marrëveshje financimi me qeverinë gjermane e miratuar në vitin 2014, ndërkohë që 2 milion euro janë po grant i KFW-së, i miratuar me një marrëveshje pikërisht në datën 20 shtator 2018.

Më konkretisht, projekti parashikon ndërhyhet në godinat.3, 14, 16, 17 dhe 18, duke kryer një ridemensionim të tyre, duke i ndarë në 3 kategori për 6-8 studentë, 4 studentë dhe 2 studentë.

Megjithatë, ky është një numër i vogël godinash, në raport me numrin total prej 29 konviktesh që numëron Qyteti Studenti, çka do të thotë se përmirësimi i kushteve përfshin vetëm 1/6 e tyre./ SCAN

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Aktualitet13:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave

Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar...

Aktualitet13:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta në rrethe/ Bllokohen hyrjet e disa qyteteve

Stuentët kanë bllokuar hyrjet e shumë qyteteve në shenjë protestë për plotësimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë...

Aktualitet12:55 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Berat/ Gjimnazistët dalin në mbështetje të studentëve

Gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit kanë dalë për të protestuar ndaj ligjit për arsimin e...

Aktualitet00:17 - 12 Dhjetor, 2018

Si e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij, sëmundja mendore dhe haluçinacionet

Nga Helen Flatley Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që...

Aktualitet21:18 - 11 Dhjetor, 2018

Sulm terrorist/ Humb jetën një person, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje është...

Aktualitet20:24 - 11 Dhjetor, 2018

Foto/ Ja si po e shijon lirinë në Hungari Nikola Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas mediave maqedonase nuk dihet ende se kush e...

Aktualitet19:43 - 11 Dhjetor, 2018

Ngrihet KLP/ Këta janë gjashtë prokurorët e zgjedhur

Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtarët...

Aktualitet18:18 - 11 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Pjesë e KLP do jenë Besnik...

Aktualitet14:33 - 11 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Pas aprovimit të pikave nga ana e universiteteve të qytetit të Shkodrës, studentët kanë ngritur kërkesa të reja. Ata kanë...

Aktualitet13:22 - 11 Dhjetor, 2018

Të moshuarit në protestë/ Me pankarta përkrahë studentëve

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i janë bashkuar edhe të moshuarit. Duke mbajtur pankarta në...

Trending

Read previous post:
Rama “kokë me kokë” me ministrin e Brendshëm/ Xhafaj jep dorëheqjen?

Kryeministri Rama po zhvillon një takim urgjent me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi i cili po zhvillohet në ambientet...

Close