LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvlerësimi i euros/ Berisha tregon arsyet

15 Maj 2018, 16:54, Aktualitet CNA
Zhvlerësimi i euros/ Berisha tregon arsyet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për televizionin Klan, ku mes të tjerash është ndalur dhe ka komentuar edhe rënien e vazhdueshme të euros.

Sipas Berishës, shkaku kryesor për këtë rënie janë paratë e drogës.

“Në çdo ekonomi monedha është truri i saj, po u sëmur monedha, sëmuret truri. Cfarë ka ndodhur, pse ekonomia shqiptare ndodhet në këtë gjëndje? Sepse është pushtuar nga narkoeuro. Narkoeurot janë kamionat e miliarda e miliardave euro në duart e baronëve të drogës, të cilët duke dalë në treg, në kundërshtim me të gjitha ligjet vrasin monedhën europiane, eksportet e vendit, i bëjnë ndërmarrjet shqiptare krejtësisht jo kompetitive me ndërmarrjet e botës, por po të godasësh eksportet, ke goditur zemrën e prodhimit, po të godasësh prodhimin, ke goditur punësimin.”, është shprehur Berisha.

Lideri historik i PD më tej ka thënë:

“Sot numri një në punësim është bixhozi i APEX të Agron Xhafës dhe Olsi Ramës dhe apexave të tjerë. Narkoeurot po godasin rëndë gjendjen ekonomike të mijëra familjeve dhe pensionistëve shqiptarë që jetojnë me ato 100-200 euro që u vijnë nga familjarët e tyre nga jashtë. Nëse 1 euro i kthenin me 1400 lekë, sot i kthejnë 15-20% më pak dhe kjo për shkak të baonëve të drogës, nga narkoeuro. Dhe unë i bëj thirrje bordit të Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit të saj t?u thonë shqiptarëve të vërtetën se kjo që ndodh nga narkoeurot është një gjendje katastrofale. Narkoeurot që bajlozët dhe baronët e drogës derdhin në Shqipëri çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, prishin tërësisht garën dhe kompeticionin.

Ju duhet ta dini se këtë vit ka mbyllje ndërmarrjesh 43% më shumë se sa një vit më parë, janë me statistika të QKR. Kjo sepse ai që ka kamionat e sallat plot euro, ai ka për borxh të mos respektojë asnjë princip në çmime, në paga etj dhe ai viktimizon të gjithë bizneset e rrugicës dhe bizneset e vendit. Pra narkoeuro është shndërruar në një xhelat të vërtetë të ekonomisë shqiptare. Ata që mendojnë se mirë bëjnë se euro janë, ata gabojnë rëndë. Ato janë euro të sëmura, janë euro toksike, janë euro të cilat po shkatërrojnë çdo mundësi për konkurrencë të ndershme, për garë të lirë në ekonominë shqiptare, e cila është, në të gjitha kohërat ka qenë dhe mbetet promotori kryesor i përparimit, i rritjes, i zhvillimit ekonomik të një vendi.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga