Vendimet e Disiplinës/ “Pushim” në Superligë, “masakër” te ekipet e moshave – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vendimet e Disiplinës/ “Pushim” në Superligë, “masakër” te ekipet e moshave

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet për shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit në vendin tonë. Bie në sy se për Superligën nuk ka asnjë vendim, ndërsa dënime të shumta ka për ekipet e moshave si shkak i ngjarjeve të dhunshme.

 

Vendimet

 

1.KF “Tërbuni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
2.KF “Shkendija Tr” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.
3.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Igli Koca, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Flavio Kllogjeri, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Ylber Muca, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19,Ditmar Mira, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
7.Zyrtari i KF “Skënderbeu” U-19, Klejdi Larti, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
8.KF “Skënderbeu” U-19, për dështim në përmbushjen e pëgjegjesive duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenin 66/3.b të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkates.
9.Lojtari i KF “Kamza” U-19, Ervin Lamaj, për ofendim, tentative për goditje dhe përshtymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
10.Zyrtari i KF Iliria” U-19,Dashamir Cangu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar si dhe duke shkaktuar vonesa ne zhvillimin e lojes, në bazë të Nenit 48/2.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
11.Zyrtari i KF Iliria” U-19, Dritan Grifi , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2.b) të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
12.Lojtari i KF “Kamëza” U-19, Klevis Kotorri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Lojtari i KF “Kamëza” U-19, Rigels Guri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Aldi Vathi, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Arben Sulaj , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Ledio Bakalli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Klajdi Kraja, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18.KF “Korabi“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
19.KF “Shkodra“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
20.KF “Vora“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me SH.S “Pepa” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
21.KF “Korabi“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Aktualitet

Kanabis dhe heroinë në makinë/ Arrestohen katër të rinjtë

Publikuar

-

By

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të  koduar “Qelqi, u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet dhe u sekuestrua një kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë.

Si rezultat gjatë operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Xh., 26 vjeç, S. D., 24 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Tre shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e Policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qera.

Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis sot bojkoti/ Kompanitë nuk do furnizojnë tregun me prodhime qumështi

Publikuar

-

By

Sot dhe nesër (20 & 21Mars) kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë njoftuar se do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, teksa nga 1 janari TVSh e rimbursueshme u ul nga 20 në 6%. Kjo masë u kundërstua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e djeshme, që pritet të vijojë edhe sot grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës,  Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.

Albanian Food Industry njofton se gjatë ditës së sotme (20 Mars 2019), të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues do të vijnë së bashku për një manifestim paqësor në Lushnjë. Ky manifestim paqësor do të zhvillohet nga Rotondo e Savres deri tek Rotondo e Plastmasit.

Këto akte demostruese vijnë si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë udhqimore”, thotë AFI, duke ritheksuar se kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.  

Ulja e TVSH-së së rimbursueshme

Sipas procedurës së mëparshme, çdo prodhues bujqësor, i cili aplikonte në regjimin e kompensimit të fermerëve me shkallë standarde 20% përfitonte kompensim, sipas një shpjegimi të Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI), të cilat që në fillim e kundërshtuan fort uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

Blerësi, person i tatueshëm, lëshonte një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqësonte vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm dhe deklarohej në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.

Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, tani do të jetë 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit do të jetë së paku trefish më e lartë. Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimet abuzive që po merrnin tregtarët në zonat prodhuese, Lushnjë dhe Fier./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 20 mars 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 20 mars 2019:

Gazeta “Liberale” hapet me titullin “Ricklimi i dosjeve të vjetra”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Zgjedhjet pa opozitën, OSBE le të hapur opsionin”.

“MAPO” hapet me titullin “Thellohet kriza. Opozita në rrugë, OSBE-ODIHR tur për zgjedhjet lokale”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Seanca plenare, të enjten opozita ‘rrethon’ Kuvendin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Përgjimet e fajdeve: T’i vras djemtë për 24 orë”, ndërsa vijon me një tjetër titull “PD-LSI kundër OSBE: Relativizon krimin elektoral”.

“RD” ka si titull kryesor “Vendi i krimit do të rrethohet”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Nesër ora 09:30 revolta popullore rrethon parlamentin ilegjitim”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Mesazhi i BE: Protestoni. Qeveritë i rrëzoni vetëm ju”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Luan Rama: Mungesa e pazëvëndësueshme e Kiço Blushit”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
Përfundon raundi i dytë i negociatave Shqipëri-Greqi për kufijtë detar

Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për marrëveshjen e kufijve detar mes dy vendeve tona....

Close