LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita bllokon komisionet parlamentare/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” mazhoranca

15 Maj 2018, 08:07, Aktualitet CNA
Opozita bllokon komisionet parlamentare/ Përgjigjet “dhëmb

Pas vendimit të Partisë Demokratike për të bllokuar punimet e Komisioneve Parlamentare, ka reaguar mazhoranca.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbledhur sot deputetët e Komisionit të Shëndetësisë dhe të Ekonomisë, ku ka udhëzuar deputetët të miratojnë çdo akt, sipas rendit të ditës së parashikuar në çdo mbledhje komisionesh.

Kujtojmë këtu se sot deputetët e mazhorancës braktisën punimet e Komisionit të Edukimit, pas përplasjeve të forta me opozitën, në lidhje me akuzat që kjo e fundit ka drejtuar ndaj ministrit Xhafaj.

Pas kësaj, Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan “Rifillon punën normale Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pas dështimit të deputetëve të shpërdoruar të Lulit dhe Saliut, në përpjekjen donkishoteske për të dëmtuar Shqipërinë në rrugën e hapjes së negociatave me BE.”

Mbledhja u shoqërua me debate të forta. Ndërsa deputetët e opozitës vijuan denoncimin e ministrit Xhafaj, mazhoranca u shpreh se kjo është jashtë rendit të ditës dhe pas debateve të forta, deputetët e PS u larguan nga salla.

Lajmet e fundit nga