Njihuni me 6 'playboy'-t më të famshëm të botës së futbollit - CNA
Connect with us

Aktualitet

Njihuni me 6 ‘playboy’-t më të famshëm të botës së futbollit

Publikuar

-

Deklarata e fundit e legjendës braziliane të futbollit, Romario për të motivuar sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus të shënojë në Kupën e Botës në Rusi ka rihapur shumë polemika për mënyrën e jetesës të futbollistëve. Ish-kampioni i botës në 1994 me Brazilin ka përmendur disa herë se metoda më e mirë për të qenë në formë optimale në çdo ndeshje është kryerja e shpeshtë e marrëdhënieve seksuale me femra.

Fama dhe imazhi i yjeve të futbollit magjeps shumë vajza me të cilët ata flirtojnë kollaj. Megjithatë, shumë lojtarë kanë rënë pre e jetës luksoze dhe popullaritetit të fituar duke u kthyer në personazhe VIP të cilët promovojnë jetën e shfrenuar midis alkoolit, jetës së natës, shpenzimeve marramendëse për automjete dhe marrëdhënieve të shpeshta me femrat më të mohuara.  Kjo krijon një dyzim të imazhit të tyre duke sjellë paqartësi te publiku për cilën anë ata përfaqësojnë: lojtarin e përkushtuar dhe ambicioz për të fituar trofe apo personazhin sensacional të botës së famës. Fenomeni i futbollistëve të identifikuar si feministë (të joshur pas seksit femëror) dhe karakterit moskokëçarës të “playboy”-t buron dekada më parë. Tabloidi “Daily Mirror” rendit “6 futbollistët më të njohur që njihen jashtë fushe si të apasionuar pas femrave, luksit dhe jetës së kamur”.

1. Dwight Yorke

Ish-sulmuesi i Manchester United në vitet ’90-të dhe 2000 renditet ndër golashënuesit më të mirë në Premier League. Por përveç kapacitetit për të gjetur gjithmonë rrugën drejt rrjetës, lojtari nga Trinidad dhe Tobago u kthye në një personazh të mediave rozë në Britani kur u shfaq në publik në 2001 si partner i modeles Katie Price.  Por fama e tij si feminist nisi të publikohej që në periudhën kur luante me Aston Villan kur brenda një dite kreu marrëdhënie me 4 femra.

Yorke shkaktoi një tjetër  furtunë në median britanike në vitin 1998 kur bashkë me portierin australian Mark Bosnich u shfaqën në një video të veshur si femra në shoqërinë e tre vajza të tjera duke aluduar se po kryenin orgji. Yorke e mohoi më vonë një pretendim të tillë. Një tjetër histori marrëdhënieje intime përflitej midis Yorke dhe prezantues angleze Gabrielle Richens përpara se të lidhej me Katie Price.

 

2. Garrincha

Njeriu që zëvendësoi Pelenë në Kupën e Botës në Kili në 1962 do të mbahet mend për perfeksionimin e artit të driblimit, por e gjithë jeta e tij ka qenë e ndarë midis futbollit, pasionit për femrat dhe alkoolin. Me këtë të fundit ai pati një marrëdhënie me fund tragjik kur vdiq nga ceroza në mëlçi në 1983. Disa fakte shokuese kanë shërbyer për të ndërtuar imazhin kontrovers të sulmuesit të Botafogos; ai deklaroi publikisht se në moshën 12-vjeçare ai humbi virgjërinë me një dhi dhe tjetër fakt është kontakti i parë më alkoolin në moshën minorene 14-vjeçare. Bashkë me popullaritetin e fituar nga argëtimi me topin midis këmbëve erdhi dhe fama si feminist duke pretenduar se ka fjetur me shumë femra. Garrincha mendohet se është babai i 14 fëmijëve. Edhe pse jeta jashtë fushe është trajtuar në formën e një legjende, “trumcaku” ishte “playboy i parë” i Brazilit.

 

3. Antonio Cassano

Një talent që shkatërroi karrierën me duart e tij. Ish-sulmuesi i Barit, Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit, Parmës mbetet një karakter arrogant dhe shpërfillës në Itali. Cassano gjente kënaqësi në shoqërinë e femrave. Në librin autobiografik “La Dico Tutto” (Unë do t’i tregoj të gjitha) ai pretendoi se gjatë jetës së tij kishte fjetur me 600-700 femra duke shtangur mbarë publikun italian.

Si lojtar ai ka prodhuar momente spektakolare në fushë por dhe skandale për mosmarrëveshjet me trajnerët e tij sidomos me Fabio Capellon në kohën kur të dy ishin pjesë të Roma dhe Real Madridi.

Cassano i besonte më tepër aftësive të tij individuale se sa regjimit disiplinor dhe dietik duke bërë me dije se para çdo ndeshjeje ai kryente marrëdhënie me femra dhe konsumonte ushqime që sjellin shtime të mëdha në peshë. Barezi problematik shkëlqeu më tepër në jetën e dominuar nga epshi për femrat, ushqimin dhe jetën e natës se sa në botën reale të futbollit, pavarësisht shanseve të mëdha që pati për t’u kthyer në një kampion të vërtetë dhe në njërin prej futbollistëve më të arrirë italianë.

 

4. Ronaldinho

Arsyeja kryesore përse ai u detyrua të largohej nga Barcelona në vitin 2008 ishte abuzimi me jetën e natës dhe anashkalimi i regjimit stërvitor dhe disiplinor, një gjë që nuk mund të pranohej nga Pep Guardiola kur u emërua si trajneri i ri i katalanasve në verën e 2008.

Por askush nuk mund të mohojë elektrizimin që shkaktonte futbollisti me driblimet e ҫmendura dhe golat e pabesueshëm. Dy titujt më të mëdhenj si Kupa e Botës dhe Liga e Kampioneve janë argumentet që justifikojnë talentin e rrallë të Ronaldinhos.

Jeta e shfrenuar e tij nisi të merrte përmasa të mëdha që në kohën kur luante në Francë me PSG-në. Kërcimtarja e njërit prej klubeve të natës më të njohur në Paris Lisa Collins ka pranuar se ka qenë partnere e sulmuesit “samba”. Ajo ka kujtuar dhe marrëdhënien në shtrat duke e lavdëruar “Dinho”-n duke nxjerrë dhe fakte intime si p.sh.: kishin kryer marrëdhënie plot 8 herë brenda një dite.

 

5. Frank Worthington

Në vitet ‘70-të, Worthington ishte njëri prej shënuesve më të rregullt në kampionatin anglez të Divizionit të Parë (First Division). Ai ishte në prag të hapjes së derës së madhe drejt karrierës premtuese me klubin e Liverpool-it në 1972, por testet mjekësore nxorën probleme me presionin e gjakut. Shkak rezultoi të ishte marrëdhënia e shpeshtë me shumë femra.

Worthington humbi “ftesën” për t’u veshur me fanellën e kuqe, por ai gjeti qetësi në ishujt e Majorkas në Spanjë duke iu kthyer vesit të vjetër. Thuhet se ai ka patur marrëdhënie intime me disa femra në ishujt Baleare; Miss Britaninë e Madhe, nënë e bijë suedeze dhe një grua të panjohur belge.

Ai kthye sërish në Angli për të luajtur sërish, por zgjodhi ekipin e Leicester City-t. Gjatë karrierës së mëtejshme ai ndryshoi shpeshherë destinacion derisa u tërhoq nga futbolli në vitin 1992. Një pjesë të mirë të jetës intime e ka rrëfyer në librin e tij “One Hump or Two?”.

 

6. George Best

Djaloshi nga Irlanda e Veriut firmosi kapituj të tërë të lavdishëm me fanellën e Manchester United duke ndërtuar portretin e larmishëm të gjeniut, yllit, ikonës dhe kampionit të futbollit.

I njohur për karakterin hedonist, Best u bë i njohur si “kampion” dhe në jetën e personazhit publik duke prezantuar veten nën shoqërinë e shumë femrave  të rrethuar nga oqeani i alkoolit, parasë, vilave dhe makinave të kushtueshme. Ai ka pranuar se kurrë  nuk është penduar për anashkalimin e disiplinës, përgjegjësisë dhe korrektësisë në jetën personale.

Mjafton të lexosh tre shprehjet e tij për të kuptuar karakterin moskokëçarës dhe aventurier të Bestit:

“I kam shpenzuar paratë për alkool, zogj dhe makina të shpejta. Pjesën tjetër i kam shpërdoruar”.

“Në 1969 hoqa dorë nga alkooli dhe femrat. Ishin 20 minutat më të këqija të jetës sime”.

“Jam mësuar të humbas shumë…Miss Kanadanë, Miss Britaninë e Madhe dhe Miss Botën”./EDS/

Aktualitet

“Trondit” deputeti demokrat/ LGBTI dhe perversiteti po shtrihen në Parlament

Publikuar

-

By

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të dërguar në Kuvend për ndryshimin e dokumenteve të identitetit.

E gjitha kjo po bëhet për të plotësuar orekset e komunitetitn LGBTI.

“Askush nuk e shpjegon se si duhet emërtuar ky seks i ri, “tjetër”.
Në disa qenie biologjike ka dhe një “tjetër”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk bëhet fjalë për një term të tillë në propozim.
Perëndia a natyra i kanë ndarë njerëzit në “meshkuj ose femra”, mbi të cilën është mbështetur vetë ekzistenca e qenies njerëzore, familjes si bazë e shoqërisë në të gjithë gjërësinë e fjalës.
Postimi i plotë:

Rreth nje nisme per nje “tjeter”, te krijuar artificialisht e qellimisht nga “disa”:
Deklarohet se ne Kuvend eshte dorezuar nje Projekt Ligj i ri per te vendosur ne dokumentet e identitetit, pervec seksit “mashkull ose femer” edhe nje rubrike “tjeter” per seksin, pa percaktim!
Askush nuk e shpjegon se si duhet emertuar ky seks i ri, “tjeter”.
Ne disa qenie biologjike ka dhe nje “tjeter”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.
Perendia a Natyra i kane ndare njerrezit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilen eshte mbeshtetur vete ekzistenca e qenies njerrezore, familjes si baze e shoqerise ne te gjithe gjeresine e fjales.
Po keshtu dekalarojne se po pregatisin edhe nje draft tjeter ligjor, qe te ndryshoje Kodi i yne i Familjes per dy qellime:
1-Te pranohet martesa e famija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emer!
2- Te realizohen adoptime te femijeve nga kopje gay ose nga “tjetra”, perseri pa emer.
Pra kerkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqerise, rritjes e edukimit te femijeve, identifikimit te njerrezve, themele keto te mbijeteses e zhvillimit njerrezor.
Nje pyetje ne fund per ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikerishit tashti per te larguar vemendjen nga problemet e medha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??
Dhe per ta mbyllur, ketij statusi nuk po i bashkengjis foto, per disa arrsye…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Publikuar

-

By

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik në Tiranë.

Ditën e djeshme, të shoqëruar nga një grup nxënësisht,çifti Lu amerikan kanë qenë ambientet e Kopshtit Zoologjik.

Ka qenë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ka njoftuar për vizitën e ambasadorit Lu.

“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Publikuar

-

By

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka rezultuar montazh, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat, Paloka ka thënë se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka siguruar transportin e tij.

“Transporti i hashashit është garantuar nga Ministri i Brendshëm”,- u shpreh Paloka.

Më tej deputeti demokrat tha se Rama dhe Ministri i tij i kanë mashtruar shqiptarët, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 26 majit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:31 - 20 May, 2018

“Trondit” deputeti demokrat/ LGBTI dhe perversiteti po shtrihen në Parlament

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të dërguar në Kuvend për ndryshimin e dokumenteve të identitetit....

Aktualitet12:21 - 20 May, 2018

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik...

Kryesore Show Biz12:20 - 20 May, 2018

Më i sinqert se kurrë, moderatori shqiptar: “Qava kur e gjeta të dashurën me dy zezakë”

Rudi Hizmo është në kulmin e karrierës së tij si moderator, teksa çdo të premte shfaqet në krah të moderatores...

Kryesore Show Biz12:10 - 20 May, 2018

Do ta marrim mësysh! Xhensila publikon fotot më të ëmbla të shtatzënisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Por për të kujtuar këto ditë të veçanta,...

Kosova & Rajoni12:05 - 20 May, 2018

Kryeministri grek tërhiqet nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr...

Kryesore Show Biz11:53 - 20 May, 2018

Ish – banorja e “Big Brother” nuk njihet: Shtatzënia e ka transformuar (FOTO)

Ata kanë qënë një nga çiftet me të përfolur nga “Big Brother” dhe nga të paktët që përfunduan në martesë...

Aktualitet11:47 - 20 May, 2018

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Modelja seksi ‘lë pa frymë’ ndjekësit e saj (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Me të brendshme seksi e me verë, Armela e Big Brother shfaqet në momente intime me një tjetër femër në hotel

Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother9” si brënda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pas...

Kryesore Show Biz11:40 - 20 May, 2018

Era Istrefi mund të mos performojë në Kampionatin Botëror në Rusi për…

Teksa Era Istrefi po bëhet gati të mbajë një performancë në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, duket...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar nga mediat turke si  “baroni i drogës” policia e...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri hermetik e të heshtur si gurë varri, sikur e...

Kryesore Show Biz11:25 - 20 May, 2018

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore dhe publiku shqiptar e do për gjithçka ai...

Life Style11:12 - 20 May, 2018

Tragjike! Modelja e njohur i jep fund jetës, hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin e vogël [FOTO]

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin...

Kryesore Show Biz11:12 - 20 May, 2018

Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve?‘I bleva por…”

Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e fundjavës ‘Një kat më...

Kryesore Show Biz11:10 - 20 May, 2018

Moderatori shqiptar i thotë të gjitha: Përveç vajzave të bukura, në televizion janë shtuar edhe gay-t

Në ekranet televizive shohim që janë shtuar shumë vajzat e bukura, por veç kësaj moderatori i njohur ka edhe diçka...

Aktualitet11:08 - 20 May, 2018

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Qeveria e Greqisë ka refuzuar ermrin e propozuar për Maqedoninë, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Lajmi është bërë i ditur nga...

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

Pas lajmit se do të këndojë në Kampionatin Botëror,Era Istrefi takon legjendën e futbollit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po na bind çdo ditë e më shumë se po korr një sukses të vërtetë jashtë kufijve....

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

3 rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën...

Aktualitet10:55 - 20 May, 2018

“Tërbohet” ministrja Nikolla/ Mësyn Prokurorinë

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se prindërve të nxënësve po ju merret ID e kartës së identitetit, për...

Kryesore Show Biz10:53 - 20 May, 2018

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”

Pak muaj më parë, dietologia e njohur Blerina Bombaj u bë pjesë e lajmeve dhe e mediave për shkak të...

Kryesore Show Biz10:40 - 20 May, 2018

Të gjithë e pamë, por asnjerit nuk i shkoi mendja për kuptimin simbolik të buqetës me lule të Meghan

Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan...

Kryesore Show Biz10:25 - 20 May, 2018

Aktori turk i serialit Ertugrul e thotë hapur: “Jam shqiptar!”

Seriali turk “Ertugrul” është ndër serialet turke më të dashura për publikun shqiptar. Por kujt do t’ia merte mendja, se...

Aktualitet10:21 - 20 May, 2018

Po të ishte Babalja “jevg”?

Nga Enkel Demi Babalja është një personazh që duket sikur është sajuar në legjendat urbane. Nëse nuk do të dilte...

Kryesore Show Biz10:10 - 20 May, 2018

Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit

Rudina Dembacaj është aktorja e njohur e humorit e cila e filloi karrierën e saj me rolin e Jozefina Topallit....

Aktualitet10:01 - 20 May, 2018

Xhafaj në “duart” e Krimeve të Rënda

Pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike, ku akuzohet vëllai i ministrit Xhafaj se është marrë më trafik droge gjatë...

Aktualitet09:53 - 20 May, 2018

Ra në “Shpellën e Pëllumbasit”/ Rinisin kërkimet për të riun

Policia ka rinisur kërkimet për të riun Xhorxho Seferi i cili humbi një ditë më parë, teksa ran ë “shpellën...

Kryesore Show Biz09:51 - 20 May, 2018

Ekspozon të pasmet bombastike kudo, fotoja nxjerr blof Kejvina Kthellën

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura në ekranet shqiptare dhe padyshim një prej më të komentuarave. Ajo...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet të enjten

Futbolli është dhe çështje fati, në fakt, fati ndikon shumë në karrierën e lojtarëve. Ka raste kur nënshkruan kontratën e...

Close