LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI publikon faktet/ Ja si po i vjedh Rama të rinjtë me talasemi

15 Maj 2018, 17:01, Aktualitet CNA
LSI publikon faktet/ Ja si po i vjedh Rama të rinjtë me talasemi

Lëvizja Socialiste për Intergrim, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja e LSI-së Floida Kërpaci, ka akuzuar qeverinë se ?ka grabitur të rinjtë me talasemi?.

Sipas saj, ?Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi?.

?Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria ?gjasme e majtë? iu përgjysmon jetën!?, – thekson ndër të tjera Kërpaci.

Postimi i plotë

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!
Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !??
Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan??

Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria ?gjasme e majtë? iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.
SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).?

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.
SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.?

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!?

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.??

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë! /CNA.al

Lajmet e fundit nga