Haradinaj nuk jep datë për transformimin e FSK-së në Ushtri – CNA
Connect with us

Kosova & Rajoni

Haradinaj nuk jep datë për transformimin e FSK-së në Ushtri

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk mund të presë pa kufi për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Edhe pse nuk ka bërë të ditur se kur do të ndodhë ky transformim, Haradinaj ka thënë se ajo do të bëhet në të ardhmen, transmeton KP.

Pas takimit që pati me ambasadorët në Kosovë, Haradinaj tha se Kosova është e gatshme të kthehet në kontribuues të sigurisë në vend.

“Tani marrja e votës është proces politik dhe jam thellë i bindur se nëse jo përmes ndryshimit kushtetues përmes ligjeve do të ndodhë. 11 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet etnike, ndër ta edhe serbë të veriut. Nuk e precizojmë sa ditë, muaj, por do të ndodhë. Qëndrimi im final ishte se me transformimin e FSK-së në ushtri askush nuk humb”, ka thënë Haradinaj.

Aktualitet

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Publikuar

-

By

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb.

Ka qenë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ai që ka kërkuar në emër të shtetit gjerman që Kosova të anulojë, ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet në mënyrë emergjente dhe duhet të ruhet suksesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosova tha se nuk do të anulojë tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, të cilat i vendosi më 21 nëntor, për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe sfidoi thirrjet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për tërheqjen e tarifave“, – tha ai gjatë një konference./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Publikuar

-

By

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet në legjislacion, lufta kundër korrupsionit në praktikë ka ngecur. Ata tërheqin vërejtjen se sfida kryesore mbetet mosndëshkimi i zyrtarëve të profilit të lartë të përfshirë në raste të korrupsionit dhe lidhjet e ndikimet e tyre mbi prokurorët dhe gjyqtarët.

Një rosë e verdhë që po bëhet simbol i luftës botërore kundër korrupsionit, u shfaq të dielën në qendër të Prishtinës për të tërhequr vëmendjen, siç thonë organizatorët, për mosndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion. Kjo shfaqje ishte një nga veprimtaritë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Organizatat e shoqërisë civile që vëzhgojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, thonë se edhe gjatë vitit 2018 me gjithë përmirësimet në legjislacion, lufta kundër korrupsionit në praktikë ka shënuar ngecje.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu thotë se ngecjet shfaqen posaçërisht për rastet e zyrtarëve të profilit të lartë.

“Korrupsioni i nivelit të ulët në vazhdimësi është luftuar dhe dënuar me aq sa ka pasur por të niveleve të larta gjithmonë ka pasur stagnim. Ky vit ka pasur më tepër përparim por jo sa duhet për shkak se ka plot raste që sillen nëpër organet hetuesisë me vite të tëra, pastaj shkon në gjykata dhe gjykata i zgjatë proceset në një afat tepër të gjatë që shpeshherë përfundojnë edhe me parashkrim ose thjesht sillen rreth pafundësisë dhe asnjëherë nuk marrin dënimet meritore për çfarë ishin duhur të i marrin”,tha zoti Demhasaj.

Rreze Hoxha nga Grupi për studime juridike dhe politike thotë se edhe gjatë këtij viti institucionet e drejtësisë janë bërë pjesë e skandaleve që janë pasqyruar në punën e sistemit në tërësi.

“Mirëpo në të njëjtën kohë kanë ulur edhe besimin e qytetarëve në këtë sistem. Rrjedhimisht mund të themi se këto skandale dhe përfshirja e institucioneve të sistemit të drejtësisë në këto skandale tregon një pasqyrë të qartë të asaj që institucionet janë të politizuara”,tha zonja Hoxha.

Muajin e kaluar, parlamenti i Kosovës miratoi nëntë projektligje që lidhen me reformimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Sipas Kodit të ri Penal, zyrtarëve që dënohen për vepra të korrupsionit do t‘u ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike deri në 10 vjet.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nëpërmjet një video mesazhi në kuadër të Javës kundër korrupsionit në Kosovë tha se ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por të pamjaftueshme nëse nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe vazhdimisht.

“Qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai të përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritar dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Ju nxisë që të shikoni përtej interesave personale dhe të kërkoni me ngulm drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë. Llogaridhënia do të thotë shkelësit e ligjit në burg, konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet”,tha ambasadori Kosnett.

Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës – Transparency Kosova thotë se zbatimi i ligjeve kundër korrupsionit po dështon në praktikë.

“Në qoftë se ato ndryshime nuk po i përshtaten vendim marrësve tanë atëherë ato po neglizhohen. Mendoj që është niveli i lartë i ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm aty dhe po e bën të pamundshëm ngritjen e efikasitetit për luftimin e korrupisonit”, tha zoti Kelmendi.

Zoti Demhasaj thotë se lidhjet dhe ndikimet politike po e pamundësojnë luftën kundër korrupsionit sidomos për nivelin e lartë politik.

“Edhe në momentin kur ekziston një kapje e tillë prej shteti atëherë është problem që të pritet që këta prokuror dhe gjyqtar kanë me shqiptu dhe hetuar seriozisht korrupsionin dhe gjykatat kanë me shqyrtu seriozisht masat e rënda ndëshkuese që të ketë efekt parandalues edhe tek tjerët. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse nuk kemi një luftë aktive dhe të fortë kundër korrupsionit sepse ka figura brenda sistemit prokurorial dhe gjyqësor që janë nën ndikimin e politikës dhe kjo e bën një gjë të tillë”,tha zoti Demhasaj.

Luftimi i korrupsionit është vënë kusht për Kosovën nga zyrtarët e lartë evropian, të cilët thonë se pa rezultate në këtë fushë, Kosova nuk mund të ecën përpara drejt rrugës së saj evropiane dhe heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Për të përmbushur këto kushte sistemi i drejtësisë ka krijuar një komision për të gjykuar rastet e shënjestruara që lidhen me korrupsionin, një mekanizëm ky që vëzhgohet nga zyrtarët evropianë. Aktualisht sipas, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë duke u shqyrtuar 45 raste të shënjestruara të veprave të ndryshme penale. Autoritetet e gjyqësorit thonë se është bërë trysni e madhe për të gjykuar më shpejtë këto raste, që lidhen me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kosovës, Enver Peci thotë se gjyqësori deri më tani i ka përmbushur të gjitha detyrat e tij për rastet e shënjestruara të korrupsionit.

“Por kemi pasur një vërejtje sepse nuk janë caktuar me afate dhe është bërë një trysni që gjyqtarët ta menaxhojnë rastin, do të thotë të caktojnë ma shpejt, më shpesh. Rastet është vështirë të paragjykohen në aspektin procedural se do të mund të përfundohet brenda një muaji sepse gjatë procedurave rrjedhin situate që pengojnë rrjedhën e një rasti. Ne i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar në mënyrë shumë serioze, të gjithë gjyqtarët janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe kanë agjendat e tyre për secilin rast”,tha zoti Peci.

Por, vëzhguesit shprehin shqetësimin për mënyrën e trajtimit të tyre, posaçërisht të rasteve të zyrtarëve të lartë publik të dyshuar për përfshirje në korrupsion.

“Ajo që na shqetëson shumë është se prej muajit mars e deri në shtator janë përmbyllur shtatë raste prej rasteve të shënjestruara, pesë prej tyre kanë marr aktgjykime liruese dhe kjo është shqetësuese sepse 75 për qind e rasteve të akuzuarit janë liruar. Jemi duke folur për të akuzuar të profilit të lartë, ish sekretar të përhershëm të ministrive, ish shefa të prokurimit nëpër ministri të ndryshme, do të thotë të pandehurit janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar. Kjo ose flet për mos efikasitet të punës së prokurorisë ose flet për ndonjë ndërhyrje të mundshme politike në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e trupit gjykues”,tha Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Aty janë ngritur aktakuza të nivelit të ulët, të pabazuara dhe të pa mbështetura në prova. Rrjedhimisht në këtë mënyrë prokuroria ka lejuar që veprimet korruptive edhe në këto raste të shpëtojnë pa u ndëshkuar dhe së dyti ka vazhduar praktika e zgjatjes së proceseve gjyqësore e cila krijon hapësirë për manipulime të ndryshme. Si rezultat i këtyre të dyjave, ne kemi mosndëshkim të këtyre veprave për të cilat është raportuar vazhdimisht. Shembuj konkret janë edhe rastet e shënjestruara të cilat edhe pse thirren të tilla nuk është që në të vërtetë e shënjestrojnë korrupsionin e niveleve më të larta, të njëjtat tregon për mos efikasitetin që mbretëron në prokurori dhe për jo efikasistetin për luftimin e korrupsionit”,tha Rreze Hoxha nga Grupi për studime juridike dhe politike.

Vëzhguesit e sistemit të drejtësisë thonë se gjykatat në gjashtë muajt e fundit kanë ngritur nivelin e punës për të trajtuar rastet e shënjestruara të korrupsionit për shkak të kritereve që lidheshin me liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, ata shprehin dyshimin se këto raste tashmë do të ngadalësohen pas vendimit që çështja e vizave të mos hyjë në agjendën e Bashkimit Evropian për këtë vit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë 65-vjeçari në Prishtinë

Publikuar

-

By

Një 65-vjeçar ka humbur jetën gjatë mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se ai ka rënë rënë nga një ndërtesë.

Policia e Prishtinës e ka konfirmuar rastin duke e cilësuar vdekjen si rast të dyshimtë.

Gjithashtu mësohet se autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu e ditur bëhet se 65-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Aktualitet13:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave

Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar...

Aktualitet13:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta në rrethe/ Bllokohen hyrjet e disa qyteteve

Stuentët kanë bllokuar hyrjet e shumë qyteteve në shenjë protestë për plotësimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë...

Aktualitet12:55 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Berat/ Gjimnazistët dalin në mbështetje të studentëve

Gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit kanë dalë për të protestuar ndaj ligjit për arsimin e...

Aktualitet00:17 - 12 Dhjetor, 2018

Si e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij, sëmundja mendore dhe haluçinacionet

Nga Helen Flatley Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që...

Aktualitet21:18 - 11 Dhjetor, 2018

Sulm terrorist/ Humb jetën një person, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje është...

Aktualitet20:24 - 11 Dhjetor, 2018

Foto/ Ja si po e shijon lirinë në Hungari Nikola Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas mediave maqedonase nuk dihet ende se kush e...

Aktualitet19:43 - 11 Dhjetor, 2018

Ngrihet KLP/ Këta janë gjashtë prokurorët e zgjedhur

Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtarët...

Aktualitet18:18 - 11 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Pjesë e KLP do jenë Besnik...

Aktualitet14:33 - 11 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Pas aprovimit të pikave nga ana e universiteteve të qytetit të Shkodrës, studentët kanë ngritur kërkesa të reja. Ata kanë...

Aktualitet13:22 - 11 Dhjetor, 2018

Të moshuarit në protestë/ Me pankarta përkrahë studentëve

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i janë bashkuar edhe të moshuarit. Duke mbajtur pankarta në...

Trending

Read previous post:
Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE, e vetmja alternativë

E vetmja alternativë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian është bashkëpunimi dhe integrimi. Këtë konfirmojnë pjesëmarrësit në konferencën e nivelit...

Close