E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet të enjten – CNA
Connect with us

Sport

E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet të enjten

Publikuar

-

Futbolli është dhe çështje fati, në fakt, fati ndikon shumë në karrierën e lojtarëve. Ka raste kur nënshkruan kontratën e jetës, e ka raste të tjera kur ndonjë dëmtim të mbyll karrierën para kohe. Mjaftojnë pak sekonda për t’u ngritur në piedestal, e pak të tjera për t’u zhytur 7 “pash nën dhe”. Kjo lojë është shumë e çuditshme, ndonjëherë dhe e padrejtë. Në fakt, portieri i Kukësit, Stivi Frashëri, e di mjaft mirë këtë gjë.

Futbollisti i Kukësit arriti të fitojë duelin me Enea Koliçin dhe u bë titullar te skuadra verilindore. Ai zhvilloi paraqitje mjaft të mira duke dhuruar pritje që kanë shpëtuar gola të sigurt. Fatkeqësisht, Frashëri u dëmtua në takimin kundër Teutës, pasi në momentin që pësoi golin e tretë pati një frakturë të gishtit të dorës së tij.
Informacione të Eduasportin.com pranë lojtarit të Kukësit bëjnë me dije se Frashëri do të operohet ditën e enjte. Ky është vendimi i stafit mjekësor. “Gardiani” ka humbur sezonin, por shpreson të rikuperohet në kohë deri për Kupat e evropës. Te Kukësi besojnë te futbollisti dhe duan që 27-vjeçari të shërohet tamam dhe të mos ketë probleme për vazhdimësinë.

Frashëri ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon si titullar, ndërsa 22 takime i ka parë nga pankina, pasi ka qenë zëvendësuesi i Ena Koliçit. Frashëri erdhi si portier i dytë duke nxjerrë Ervis Kocin si portier të tretë. Trajner i portierëve te skuadra e Kukësit momentalisht është Gud Tafaj. Ky repart ka patur disa ndryshime këtë sezon, pasi e nisi punën me portierët Ermal Nexhipi. Me afrimin e Gud Tafajt, Gjici largoi Nexhipin. Sezonin e filloi si titullar Enea Koliçi, por më pas ishte Frashëri që i zuri vendin. Dëmtimi dhe operimi i tij bëjnë që porta t’i besohet sërish atij, ndërsa 27-vjeçari shpreson të rikthehet sa më shpejt në dispozicion. /EDS

Aktualitet

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar/ Luan si një tifoz dhe bën gafën e madhe

Publikuar

-

By

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Arijanet Muriqi e nisi nga minuta e parë takimin me Mançester Sitin.

Portieri shqiptar bëri debutimin me ekipin që drejtohet nga Guardiola, duke luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e Kupës ndaj Oksfordit. Takimi përfundoi me rezultatin 0-3, ndërsa duke parë 90 minutat e plota, ky debutim i Muriqit, mund të quhet në tërësi si i pazakontë.

Oksfordi nuk shkoi asnjëherë të vetme në portën kundërshtare, për të goditur dhe rrezikuar sadopak portën e mbrojtur nga Muriqi. Praktikisht, gardiani shqiptar gjendej vetëm në listë, me pretendimin se ishte titullar, pasi në fushë nuk është parë asnjëherë të vetme.

Madje edhe në momentin kur ai doli si protagonist në fushë, ishte për keq. Një rivënie anësore e gjatë nga një prej lojtarëve të Oksfordit, bëri që Muriqi të dilte nga zona e tij në mënyrë të gabuar. Edhe pse tërësisht e panevojshme, nga ana tjetër mund të konsiderohet e kuptueshme ajo gafë e shqiptarit, që mund të rezultonte edhe fatale, sepse rezultati ishte ende në shifrat 0-1.

Muriqi doli huq për të nxehur muskujt e tij dhe duke kërkuar të mbahej mend për një arsye në këtë ndeshje, por duke bërë një gabim trashanik. Ia hedh paq, sepse përballë tij ka kundërshtarë modest që nuk shfrytëzojnë as rastet e falura.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Publikuar

-

By

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori Ndoj u aktivizua me Brescian për 90 minuta, duke bërë paraqitje pozitive në sfidën kundër Palermos. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 për Brescian që mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Emanuele Ndoj ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane. “Është shumë intensiv dhe dinamik në mesin e fushës. Rrezikon shumë në pjesën e parë të lojës”-shkruan Tuttomercatoweb, duke vlerësuar kështu performancën e futbollistit shqiptar me notën 6.5.

Edhe për Ledian Memushaj ka qenë një mbrëmje pozitive, madje me fat për mesfushorin, i cili u bë protagonist në fitoren e Pescara ndaj Crotone.

Në minutën 19` të takimit, Memushaj jep asistin e golit të parë, i cili shënohet nga Mancuso. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori kuqezi isht aktiv gjatë gjithë takimit dhe bëri paraqitje të mirë duke ndalur shumë nga aksionet e kundërshtarëve. Për këtë arsye ai ka marrë vlerësim pozitiv, si një nga futbollistët më të mirë të takimit, përfshi dhe autorin e dy golave, Mancuso.

“Përfaqësues i shkollës së vjetër. Ai lufton si një luan dhe gjuan çdo top të mundshëm, ndihmon shumë në golin e parë të Mancuso”-shkruan Tuttocalionews.it. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Publikuar

-

By

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti më i bukur në botë, imagjinoni se si ndihen tifozët e Hull City dhe ata të Tottenham që asistuan në mbylljen e parakohëshme të karrierës së një futbollisti vetëm 27-vjeçar. Ndodhi dimrin e kaluar, për fatkeqin Ryan Mason. Ky i fundit mbante veshur fanellën e Hull City, por vetëm provizorisht në formë huazimi, pasi kartoni i tij shtrëngohej fort nga Tottenham. Në mes të një ndeshje kundër Chelseas, Mason përplaset në një duel në ajër me Gary Cahill. Loja vijon për pak momente, por mesfushori i Hull City qëndron i shtrirë në fushë.

Të gjithë menduan më të keqen. Në pankina, në fushë e në shkallët e stadiumit ishin të shumtë sytë e skuqur e të mbuluar me duar. I transportuar me urgjencë në spital, Mason dukej i shkërmoqur. Skenari më i mirë parashikonte një ndërhyrje delikate në tru. Fatmirësisht, sot aim und ta tregojë vetë historinë e vështirë dhe e ka bërë për Four Four Two: “Kam 14 pllaka metalike në kafkë me 28 vida që shërbejnë për t’i mbajtur të mbërthyera në vend”.

Dëmtimi i djaloshit ishte i tmerrshëm, por gjithsesi, falë operacionit arrin të bashkëjetojë me sintomat, ndonëse shumë të bezdisshme. “Kisha 45 kapëse dhe një shenjë qepje që më përshkonte kokën. Të hiqja kapëset nuk ishte aspak e këndshme”, rrëfen Mason. Djaloshi u desh gjithashtu që të bënte llogaritë me dhimbjet e kokës. “Të gjithë nervat nga ajo anë e fytyrës mu dëmtuan. Në dhjetë ditët e para duhej të më ushqenin me tuba”, vijoi rrëfimin ish-futbollisti që u desh të varte këpucët në gozhdë në moshën 27-vjeçare. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:59 - 26 Shtator, 2018

Rama jep lajmin e mirë për prindërit e rinj/ 8 fishohet bonusi për bebet

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit të 2018-ës dha një lajm të mirë...

Aktualitet10:49 - 26 Shtator, 2018

Greqia në alarm, më 1 tetor cikloni godet vendin

Shërbimi meteorologjik në Greqi, ka paralajmëruar se më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit do të preket nga një...

Aktualitet10:42 - 26 Shtator, 2018

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar/ Luan si një tifoz dhe bën gafën e madhe

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Arijanet Muriqi e nisi nga minuta...

Aktualitet10:31 - 26 Shtator, 2018

Foto-Thaçi vijon takimet me familjen Soros

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet në takimet e tij me George dhe Aleks Soros. Takimi i tyre i...

Aktualitet10:26 - 26 Shtator, 2018

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori...

Aktualitet10:17 - 26 Shtator, 2018

I shpallur në kërkim për dhunë në familje/ Arrestohet 33 vjeçari

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi i cili ishte i shpallur në kërkim. Shtetasi Alfred...

Aktualitet10:06 - 26 Shtator, 2018

Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin polak Andrzej Duda. Ky takim u realizua në...

Aktualitet09:50 - 26 Shtator, 2018

Kthetrat e Soros “pushtojnë” Shqipërinë/ Zbulohet skandali me Reformën në Drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë, në lidhje...

Aktualitet09:45 - 26 Shtator, 2018

Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

Greqia ka bërë bllokimin e 4602 kg domateve të cilat ishin të importuara nga Italia dhe Shqipëria. Sipas agjensisë e...

Aktualitet09:31 - 26 Shtator, 2018

Zjarr në Lushnje/ Flakët pushtojnë kodrat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrat e Allprenjat në Lushnjë. Mësohet se zjarri ka përfshirë kodrat me...

Aktualitet09:21 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria merr në dorë të dhënat e politikanëve/ Priten arrestime të bujshme

Goditjet në nivele të larta pritet të nisin në fillim të vitit 2019. ILDKP ka nënshkruar një marrëveshje që ka...

Aktualitet09:11 - 26 Shtator, 2018

“Sulltanesha Kosem”/ Aishe kërkon të largohet nga jeta e sulltanit

Murati pagëzon trashëgimtarën e tij më të vogël. Çfarë kërkon Atike nga Mustafai i shkatërruar që humbi atë që donte...

Aktualitet08:58 - 26 Shtator, 2018

Tronditet politika shqiptare/ 400 pushtetarë të dyshuar për pastrim parash

Ndërkohë që pak ditë më parë në media u raportua se ka nisur verifikimi për pastrim parash për 400 politikanë...

Aktualitet08:51 - 26 Shtator, 2018

Drejtonin mjetin pa leje/ Në pranga dy të rinj

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi....

Aktualitet08:38 - 26 Shtator, 2018

Shifrat e frikshme/ Shqipëria, me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte...

Aktualitet08:34 - 26 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 26 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 26 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Aktualitet22:40 - 25 Shtator, 2018

Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Ditë e veçantë kjo e sotmja në klubin e Skënderbeut. Orges Shehi ka festuar 41 vjeorin e lindjes së tij,...

Aktualitet22:30 - 25 Shtator, 2018

“Mos më bëj lojëra mua këtu”/ Fevziu debaton ashpër me ish-ministrin

Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun. Fevziu i është drejtuar Bardhit...

Aktualitet22:25 - 25 Shtator, 2018

Shokohet Bayern Munich/ Vëllai i Mario Gotzes u bën gjëmën

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë...

Trending

Read previous post:
FSHF e bën zyrtare/ Shqipëria vëllazërore me Kosovën

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se Shqipëria do të luajë një "vëllazërore" me Kosovën. Federata ka publikuar se datë 29...

Close