LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e vëllait të ministrit Xhafaj/ Rama mban qëndrim para grupit

15 Maj 2018, 17:39, Aktualitet CNA
Dosja e vëllait të ministrit Xhafaj/ Rama mban qëndrim para

Situata e krijuar nga publikimi i dosjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite e 2 muaj burg nga autoritetet italiane për trafik droge, ka bërë që Kryeministri Rama, të mbajë qëndrim para grupit parlamentar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Jemi të gjithë njësoj?JO, s?kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s?do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.”

Spekulime në qarqet politike dhe mediatike thonë se ministri i Brendshëm mund të shkarkohet nga kryeministri Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga