LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Bie serveri nga ngarkesa

15 Maj 2018, 16:37, Aktualitet CNA
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Bie serveri nga ngarkesa

Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme të gjithë aplikuesit mund të verifikojnë nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane.

Por fluksi i madh i shqiptarëve që kontrollojnë përgjigjet e tyre ka bërë që serveri i faqes së lotarisë online të bjerë.

Më 10 maj Ambasada Amerikane, njoftoi se lista e fituesve do të jetë publike prej ditës së sotme.
?Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! #PyetAnën?, shkruante Ambasada Amerikane në profilin e saj në rrjetin social ?Facebook?.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Këtu mund te shihni përgjigjet: https://www.dvlottery.state.gov/

 

Lajmet e fundit nga